Porcupine Tree është rock bend i formuar në vitin 1987 nga Steven WilsonHertfordshire, Angli. Muzika e tyre është e lidhur me zhanret psychedelic rock dhe progressive rock; sidoqoftë ata janë influencuar edhe nga zhanret trance, krautrock, dhe ambient. Që nga fillimi i viteve 2000, muzika e tyre ka filluar të anojë kah zhanret progressive metal dhe alternative rock.

Porcupine Tree
Porcupine Tree @ Poznan, Poland 2007 04.jpg
Të dhëna
PrejardhjaHemel Hempstead, Hertfordshire, Angli
ZhanretProgressive rock, psychedelic rock, alternative rock, experimental rock
Vitet aktive1987 - 2010
Shtëpitë diskografikeDelerium, Snapper, Lava, Transmission, Roadrunner, Atlantic, WHD, Peaceville, Kscope
BashkëpunimetJapan, No-Man, I.E.M., Bass Communion, Blackfield, Storm Corrosion Continuum, Opeth, King Crimson
Faqja zyrtarewww.porcupinetree.com
AnëtarëtSteven Wilson
Richard Barbieri
Colin Edwin
Gavin Harrison
Ish-anëtarëtChris Maitland

Bendi njihet për qasjen e tyre multimediale, me performancat e tyre që përfshijnë ekrane me projektime të ndryshme filmike për çdo këngë. Elementi vizual u fut në turnenë e albumit In Absentia, kur bendi filloi të punonte me fotografin danez Lasse Hoile.

Pavarësisht se kanë kontrata me kompanitë distributive Roadrunner Records and Atlantic Records, bendi e ka kompaninë e vet, Transmission, të cilën ata e shfrytëzojnë për të lansuar albume të pavarura apo edicione speciale. Në vitin 2007, bendi u nominua për Grammy Award për Best Surround Sound Album me albumin e tyre Fear of a Blank Planet dhe përsëri në vitin 2010 me albumin The Incident.

Webfaqja Music Radar i vendosi ata në pozitën #4 në listën "The 30 greatest live acts in the world today" (2010).

AnëtarëtRedakto

Ish-anëtarëtRedakto

MysafirëRedakto

DiskografiaRedakto

Studio albumetRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto