Anna Oxa (28 prill 1961 në Bari, Itali) është një këngëtare nga Italia. Babai i saj ishte nga Shqipëria. Emri i vërtetë është Anna Hoxha, mirëpo supozohet se emri i plotë i saj ka qenë Iliriana Hoxha.

Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 ( ku u paraqit me një pamje interesante:“punk look”) me këngën “Un'emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani”(çmim për pjesëmarrësit e rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos: në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali) Me Fausto Leali-n mori pjesë po ashtu në vitin 1989Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.