Hasi shtrihet në verilindje dhe në pjesën lindore të Krahinës Malore Veriore. Hasi kufizohet në veri e veriperëndim me rrethin e Tropojës me të cilin ndahet nga përroi i Skatinës dhe gropa e Bytyçit, në perëndim ndodhet nga rrethi i Pukës me liqenin artificial të Fierzës, në jugperëndim, jug dhe juglindje ndahet nga rrethi i Kukësit me lumin Drin, ndërsa në lindje këtë krahinë e ndan në dy pjesë kufiri politik me Kosovën. Brenda këtyre kufinjëve sipërfaqja e saj arrinë në 353 km2.

Harta e Shqipërise (Hasi)

Krahina e Hasit shtrihet rreth e rreth Pashtrikut. Ajo i ngjan një ishulli, të cilin e rrethon Drini i Bardhë e Drini i Bashkuar, Ereniku, Rastusha dhe Skatina, ndërsa përmes tij qarkullojnë edhe disa lumenjë të vegjël që derdhen në Drinin e Bardhë dhe në Dri. Si tërësi gjeo-etnografike shtrihet në zonën verilindore të Shqipërisë, midis pellgut të Krumës në veriperëndim, Kukësit në juglindje, luginës së Drinit në jugperëndim dhe Drinit të Bardhë në verilindje. Hasi shtrihet në skajin jugor të Rrafshit të Dukagjinit me një sipërfaqje prej 912 km 2 dhe është ndër krahinat  më të mëdha të trojeve Shqiptare. Brenda kufive të Shqipërisë Hasi ndodhet në pjesën veriore të rrethit Kukësit, kufizohet në jug me Lumën nga perëndimi me Malazinë, nga veriperëndimi me Bytyçin dhe Malësinë e Gjakovës. Pjesa e Hasit (Kosovë) shtrihet mes Qafë Prushit në veri dhe Drinit të Bardhë në jug duke zënë skajin jugor të Rrafshit të Dukagjinit dhe kufizohet me; Rekën e keqe, Përdrininë dhe vazhdon në drejtim të fshatrave përreth Drinit të Bardhë deri në Vërmicë.[1]

Ndarja administrative e Hasit      

Redakto

Hasi bën pjesë në qarkun e Kukësit. Hasi me gjithsej 21.400 banorë është i ndarë në 4 qendra administrative përkatësisht; 1 Bashki dhe 3 Komuna.

  1. Bashkia  Krumë; aktualisht (2015) ka 7500 banorë, dhe përveç lagjeve të qytetit në këtë bashki bashkohen edhe fshatrat; Gajrep, Cahan, Mujaj, Zahrisht, Plai i Patës.
  2. Komuna Fajza; aktualisht (2015) ka 4000 banorë dhe bashkohen këto fshatra; Fajza, Vranisht, Tregtan, Tobël, Liqeni I kuq, Metaliaj, Branog, Sefoll.
  3. Komuna Gjinaj; aktualisht (2015) ka 1100 banorë përfshinë fshatrat ; Gjinaj, Pusi i Thatë, Myç -Has, DomajPogaj, Kishaj.                                                                                    
  4. Komuna Golaj; aktualisht (2015) ka 8800 banorë dhe përfshinë; GolajLetaj, Dobrunë, Bardhaj, Vlahen, Peraj, Zgjeç, Nikoliq, Qarr, Helshan, Kosturr.  

Hasi përfshinë 70 fshatra, 40 prej tyre në Kosovë dhe 30 në Shqipëri. Qendra e Krahinës së Hasit është Kruma, që në vitin 1972 u shpall qytet.[2]

Nga ana etnografike, Hasi ndahet në 3 pjesë:

Treva e Hasit, si një njësi e pandashme etnografike dhe gjeografike është një trevë e rrethuar në të gjitha anët me rrjedhat e lumenjëve, duke formuar nje “ ishull karakteristik “ që rrallë e hasim në ndonjë zonë tjetër të trojeve shqiptare.

Kushtet natyrore

Redakto

I gjithë territori i Hasit përfaqëson një pllaje karstike në lartësi 800–100 m, të vendosura mbi formacione ultrabazikësh. Hasi në tërësi është krahinë kodrinoro-malore pasi lartësitë 400-800m, i zënë 66% të sipërfaqes së përgjithshme të tij, përkatësisht hapsirat ku shtrihen vendbanimet e kësaj malësie. Veçori natyrore të kësaj malësie janë dukuritë karstike si hinkat, gropat, lugjet karstike, guvat, shpellat etj. Territori i Hasit dallon për mbizotërimin e peisazheve kserofite, në njëren anë dhe në anën tjetër thatësia e klimës dhe varfëria e ujërave rrjedhese, brenda territorit të Hasit janë tiparet themelore të kësaj krahine. Relievi i krahinës së Hasit  dallohet për amplitudë të madhe hipsometrike (1721 m). Relievi ka një shtrirje nga 400–500 m lartësi mbi nivelin e detit deri në 1989 m mbi nivelin e detit (Pashtrikut).

Ky reliev përbëhet nga gropa, kodra me reliev te copëtuar nga kurrize malore. Ajo shtrihet nga 268 m (pasqyra e liqenit të Fierzës) deri 1989 m mbi nivelin e detit (maja e Pashtrikut). Lartësia mesatare është 662 m mbi nivelin e detit. Lartësitë e saj rriten nga perëndimi drejtë lindjes dhe nga juglindja drejt  verilindjes.

Kufinjët natyrorë të Krahinës së Hasit janë në të gjitha anët të rrethuara me ujë, me përjashtim të 2327 m që rrethohet me tokë. Shprehur në %, sipërfaqja e territorit të Krahinës së Hasit është: 656 km 2 ose 64% e territorit të saj janë në Hasin e Shqipëris, ndërsa 347 km2 ose 36 % e territorit i takojnë Hasit të Kosovës. Malësia e Hasit bën pjesë tërësisht në zonën tektonike Mirdita. Ajo ndërtohet në pjesën më të madhe nga formacione magnetike, nga shkëmbinjë gëlqerore, kurse gropat janë të mbushura me depozitime molasike pliokuaternare të përfaqësuara prej argjileve, subargjileve, ranorëve, konglomeratë etj.

Në malësinë e Hasit dallohen 4 nënjësi kryesore përbërëse:                                                                                     Gropa e Krumës dhe Pllaja e Hasit, në Hasin e Shqipërisë dhe Lugina e Drinit te Bardhë dhe Pllaja e Rrafshit, në Hasin e Kosovës. Gropa e Krumës shtrihet në pjesën qendrore të kësaj zone dhe ka formen e një amfiteatri të madh natyrorë, të rrethuar nga kurora e relievit gjysmë malore e kodrinore, që hapet gjerësisht nga jugperëndimi në Luginën e lumit Drin. Ka shtrirje verilindje-jugperëndim, sipërfaqja 227 km2 dhe lartësi mesatare 450–500 m mbi nivelin e detit. Luginat e përrenjëve  që e përshkojnë këtë gropë kanë arritur të depërtojnë jo vetëm në trashësinë molasike të saj por edhe në shkembinjët ultrabazikë rrënjesorë.                                                                                    

Ato fillojnë nga gropat tekniko-erozive të Dobrunës dhe të kontaktit midis Krumë-Vlahnës. Pak më ndryshe paraqitet relievi i pjesës veriperëndimore të gropës së Krumës mes fshatrave Helshan e Perollaj ku merr një karakter më të theksuar. Shpati juglindor ka një thyerje të mënjëhershme të pjerrësisë për shkak të diferencimit litologjik dhe tektonik. Shpati verilindor, mes majës së Tregtanit e rrethit të Kasolles, përfaqëson një rrepirë thyerje karbonatike. Si rezultat I copëtimit tekniko-eroziv ai është ndarë në një sërë gropash e lugjesh si: gropa e Dobrunës dhe ajo e Vlahnës. Shpati veriperëndimor, mes fshatrave Kurpal e Helshan, perfaqëson nje reliev të zhvilluar në ultrabazikë të shkatërruar me ndryshim hipsometrik 200–250 m më poshtë se relievet e zhvilluara në karbonatikë. Pllaja e Hasit, me sipërfaqje 126 km 2, shtrihet në skajin juglindorë të malësisë dhe ka lartësi mesatare 900–1000 m mbi nivelin e detit. Përbëhet nga gëlqerorët e Kretës së sipërme dhe dallohet për shkallën më të madhe të diferencimit tektonik në krahasim me njësit e tjera. Kjo pllajë është modeluar mbi një pllake karbonatike të vendosur mbi shkëmbinjë ultrabazike me gjerësi dhe trashësi më të madhe tek maja e Pashtrikut 1989 m mbi nivelin e detit. Dukuria më karakteristike e saj është zhvillimi i madh proceseve karstike. Këto dukuri kanë çuar në formimin e nje mori formash karstike deri në përmasat e uvalave. Format karstike mes pllajës së Tregtanit, Domajt e Qytezes ( gjysma jugperëndimore e pllajës ). Ne verilindje të pllajës ngrihet një reliev malor gati tipik alpin i cili përfaqësohet nga kurrizi malor Pashtrik - maja e Kurores. Ky varg malor ngrihet 1300 –1500 m.[4]

Malësia e Hasit bën pjesë në klimën mesdhetare paramalore veriore. Hasi dallohet për temperatura paramalore e cila dallohet për verën e freskët dhe dimër të lagësht e të ftohtë më ngrica e dëborë. Temperatura mesatare vjetore arrinë 11.4 0 c (Krumë). Në shpërndarjen mujore të temperaturave vërehet se janari është muaji më i ftohtë me vlera mesatare zakonisht 0.40 c – 0.9 0 c . Minimumet absolute të kësaj zone takohen në muajin janar, kur kanë arritur në 190c për stacionin e Krumës, por shtrirja e tyre kap gjithë periudhën tetor – prill. Temperaturat më të larta takohen gjatë muajit korrik e gusht me shumë pak ndryshime 210c dhe 220c për stacionin e Krumës. Maksimalja absolute është shënuar në qytetin e Krumës në muajin korrik me 38.6 0c.                                                                                                                

Reshjet atmsosferike       

Redakto

Malësia bën pjësë në territoret që marrin reshjë nën mesataren e vendit. Kjo sepse ajo rrethohet nga perëndimi me male të larta, në të cilat shkarkohet pjesa më e madhe e lagështirës të masave ajrore të lagështa, që vijnë nga perëndimi dhe jugperëndimi. Mesatarisht bien 900–1000 mm reshje në vit. Ato kanë regjim mesatar të çrregullt ku 60-65 % e tyre bien në gjysmën e ftohtë të vitit. Hasi si zone gjeografike e Dukagjinit është e rrethuar edhe me male që shumë gjeografë i quajnë  malet e Hasit, të cilat e rrethojnë rrafshin e Dukagjinit, nga ana jugperëndimore prej Qafës së Morinës në veriperëndim deri te Gryka e Drinit në juglindje. Këto male janë vazhdim i masivit malorë të Mirditës, të cilat në perëndim të Kosovës zbresin gati vertikalisht në fund të gropës së Dukagjinit. Përpos majës më të lartë të Pashtrigut (1989 m), kemi edhe malin Kurora (1573 m), malin Pergesti (1098 m), majën e Lugit të Borës (1402 m), maja e Çanakut ( 1060 m ), Kalaja (1032 m ), maja e Domajve (1355 m ), Rrethi i Kasolles (1383 m ), maja e Qytezës (1440 m ), Guri i Malit.

Hidrografia

Redakto

Malësinë e Hasit e drenojnë ( lumi ) përroi i Krumës, Vlahnës, Rosmanit, Leshnicës, Vranishtit dhe rrjedha e sipërme e përroit të Skatinës. Mes objekteve artificiale ujore përmendim ujëmbajtesit dhe kanalet ujitës të ndërtuar kryesisht gjatë gjysmës së dytë të shek. XX. Numërohen 20 të tillë. Ato janë të vegjël dhe ndër to përmendim: rezervuari i Planit ( llakajve ), Dobrunës, Qarrit etj. Pas viteve ’90 rrjeti ujitës u dëmtua dhe janë të pakët objektet ujitës që vazhdojnë të egzistojnë sot.

Tokat e kafenjta kane shtrirje të konsiderueshme dhe shtrihen nga 200–300 m deri në 900–1000 m mbi nivelin e detit sidomos në gropën e Krumës dhe nëpër luginat e përrenjëve. Ato janë të kafenjta livadhore dhe të kafenjta malore.

Tokat e murrme pyjore ose te pyjeve te ahut shtrihen në lartësite 1000–1400 m mbi nivelin e detit dhe kanë shtrirje tepër të vogël. Dallohen tokat e murrme pyjore malore, te cilat lokalizohen në trajtën e një brezi të ngushtë mes fshatit Dobrunë në veriperëndimin e bjeshkës së Krumës në juglindje.

Tokat livadhore malore shtrihen në rrethinën e majës së Pashtrikut në lartësitë 1400–1900 m mbi nivelin e detit. Ato mbulohen gati tërësisht nga kullotat alpine duke lënë të zhveshur vetëm kreshtën kulmore të Pashtrikut.       

Monumentet natyrore

Redakto
  • Shpella e Pëllumbave
  • maja e Qytezës  
  • Burimi i Krumës    
  • Burimet e Brrutit
  • Gurra e Domajve   
  • Shpella që tingëllon   
  • Shpella e Dajçit ( llapatanave )                                                                             
  • Shpella e Borës  
  • Shpella e Dajanit 
  • Hurdhat e Bogdanit 
  • Ahishtja e Liqenit të kuq 
  • Rezervati natyror 
  • Rosmani 

Shpella e Pëllumbave ndodhet në lartësinë mbi 1300 m, pranë pikës kufitare të Gurit të Bardhë në malin e Pashtrikut, i përket fshatit Vlahën, komuna Golaj e rrethit të Hasit. Përbën një shpellë karstike. Është e gjatë mbi 30m, e gjerë deri në 11 m dhe e lartë 5 m. Në të kalojnë natën shpend të ndryshëm, por më shumë pëllumbat e egër prej te cilave ka marrë emrin. Shpella ka konkrecione të shumta dhe vlera shkencore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteza e Krumës- fshati Vlahen - pika kufitare e Gurit të Bardhë.

 
Burimi i Krumës (Vrella )

maja e Qytezës ndodhet në afërsi të Krumës në rrethit të Hasit, në lartësinë rreth 800 m mbi nivelin e detit. Përbën një majë të ndërtuar nga gëlqerorë të Kretës së sipërme që ngrihet mbi territorin përreth. Zbulimet arkeologjike kanë evidentuar mbetje të një vendbanimi te vjetër, nga ka edhe emertimin. Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike, historike ) dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën kukës - qyteti i Krumës.

Burimi I Krumës ndodhen në pjesën juglindore të qytetit Krumë, në lartësinë 480 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim të madh karstik, që del në rrezen e një rrëpire, në kontaktin tekniko-litologjik midis gëlqerorëve të kretës së sipërme dhe molasës kuaternale. Ka prurje 600 l/sek, dhe ujë të pastër. Vizitohet me lehtësi sipas intinerarit qyteti I Kukësit- qyteza e Krumës.

Burimet e Brrutit ndodhet në afërsi të fshatit Brrut, në lartësinë 450 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim të madh karstik, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të Kretës së sipërme dhe magmatikëve. Ka ujë të pastër e të ftohtë. Krijon një pamje  mahnitëse dhe ka vlera shkencore (gjeologjike, morfologjike, hidrologjike) kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet me lehtësi sipas intinerarit qyteti I Kukësit- Brrut.

Gurra e Domajve ndodhet në afërsi të fshatit Domaj, komuna Gjinaj e rrethit të Hasit, në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim të madh karstik, që del në kontaktin tekniko-karstik të gëlqerorëve te Kretës së sipërme dhe terrigjenëve. Ka prurje mbi 300 I/sek dhe ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore ( gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike ), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteza e Krumës- fshati Domaj.

Shpella që tingëllon ndodhet në fshatin Mazrrekë, komuna Fajza e rrethit të Hasit, në lartësinë rreth 600 m mbi nivelin e detit. Fillon me një pus, në të cilin tingëllojnë gurrët e hedhur në brendësi të tij. Pastaj vazhdon me galeri mbi 50 m të gjatë, të gjerë deri në 20 m dhe të lartë 15 m. Ajo ka konkrecione të shumta. Për të vizituar këtë shpellë ndjekim intinerarit qyteza e Krumës – fshati Mazrrekë.   

Shpella e Dajçit ( llapatanave ) ndodhet në fshatin Mujaj të rrethit të Hasit 13 km nga qyteti i Krumës. Kjo shpellë është me origjinë karstike, mes stalaktite e stalakmite mjaft interesante.

Shpella e Borës  ndodhet në malin Rrethi i Kasolles, është 17 km nga qyteti i Krumës. Është e thellë 15 m, rrethohet me pyllë e lëndina dhe populli e ka mbushur atë më borë, është interesante.

Shpella e Dajanit për këtë shpellë ekziston një legjendë ku thuhet se është hedhur fyelli i bariut dhe pasi ka përshkuar thellësinë 600m ka dalë në Krumë në burimin e quajtur Vrella e Krumës. Kjo shpellë komunikon me tunele të shumta.

Hurdhat e Bogdanit  janë 15 km nga qyteti i Krumës. Ato janë gjithësej 260 gropa me origjinë karstike të ngjashme me malin me gropa.

Ahishtja e Liqenit të kuq ndodhet në lartësinë 300 – 370 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Liqeni i Kuq, komuna Fajza e rrethit të Hasit. Përfaqëson një sipërfaqje pylli prej ahu, por edhe lis, pamje e tij. Sipërfaqja pyjore prej 12 ha, ka formë të çrregullt. Është I veçantë pylli ahu në lartësi të vogla mbi nivelin e detit. Lartësia e drureve është 25–28 m, diametrik I trungjeve është 35–37 cm, ndërsa mosha e tyre 80-150 vjeçare. Ka vlera shkencore ( biologjike), estetiko-natyrore dhe ekonomiko-turistike. Rruga për të vizituar këtë ahishte është qyteti i Krumës, fshati Fajza- kodra e Liqenit te Kuq.[5]

 
Rosmani (Golaj)

Lumi Rosman buron nga fshati Dobrunë dhe kalon përmes fshatit Golaj. Rjedha e tij përfundon në liqenin e Fierzës.

Flora & Fauna (bota bimore dhe shtazore)

Redakto

Në Krahinën e Hasit bimësia përfaqësohet nga Dushku, Ahu, Bunga, Plepi, Blini dhe kullotat alpine. Kati bimor i dushkut mbizotëron, duke zënë 34 %  të sipërfaqes së përgjithshme. Drurët bimor që përfaqësojnë këtë brez bimor janë: Qarri, Lisi, Bungu. Kati bimor i ahut ka shtrirje të vogël, 2.5 % të gjithë sipërfaqes së zonës. Ai përqëndrohet tërësisht në pllajën karstike të Hasit. Kati i kullotave alpine ka shtrirje tepër të kufizuar dhe zhvillim jo të plotë. Ai përqëndrohet tërësisht rreth majës së Pashtrikut dhe ngjason mjaft me kullotat alpine të tipit mesdhetar të jugut.[6]

Në malësinë e Hasit gjen kushte të favorshme per rritjen një larmi të botes shtazore ku përmendim : lepuri i egër, dhelpra, ujku, derri I egër, sorra, dallëndyshja, macja e egër, bufi, miu i vogël, thëllënza e malit, kaprolli, urithi, bilbili, shqiponja, ariu i murrëm, qukapiku. Kjo bote shtazore eshte e përshtatur mirë me mjedisin ku jeton. Habitatet e ujërave të kthjellëta gjenden disa lloje peshqish: krapi, trofta në ujërat e kthjellëta dhe të ftohta.[7]

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Nexhat Çoçaj, Enciklopedia etnokulturore II Durrës 2014 fq.22.
  2. ^ Bashkia Krumë, Zyra e statistikave
  3. ^ Nexhat Çoçaj, vendbanimet e krahines se Hasit, fq 227
  4. ^ Kosova në vështrim enciklopedik, ASH, Qendra enciklopedis shpiptare , Tirane 1999, fq 19
  5. ^ Enciklopedi etnokulturore fq.226
  6. ^ Mehmet Meta, Haki Kola Burimet natyrore te Shqiperise se Veriut Tirane, Mars 2005 fq 328
  7. ^ Mehmet Meta, Haki Kola Burimet natyrore te Shqiperise se Veriut Tirane, Mars 2005 fq 338