Pramenka
Pramenka është racë autoktone e deleve në Ballkan. Prejardhja e saj pretendohet të jetë nga Bosnja dhe Hercegovina, megjithëse kjo ende është diskutabile. Sot kjo racë është përhapur pothuajse në të gjitha vendet ballkanike. Si rezultat i kryqëzimit të vazhdueshëm me raca të tjera sot kemi disa tipe ose variante të pramenkës ballkanike.
Karakteristikat
RedaktoDelja e racës Pramenka është një konkubinë e tipareve të kombinuara (lesh mish-qumësht). Sa i përket peshës ajo sillet midis 60-70 kg te delet dhe 80-100 kg te deshët. Prodhimtaria e qumështit është relativisht e madhe, por ndryshon në mënyrë të konsiderueshme me ç`rast ajo sillet (70-130 litra nëse qengjat ushqehen me gji më shumë se 6 muaj) dhe gjithashtu varet nga ushqimi me të cilin ushqehen. Prodhimtaria mesatare e leshit është 1.4 kg. Ngjyra e leshit është kryesisht e bardhë, edhe pse mund të kenë njolla të ngjyrosura dhe madje të zeza. Nga 100 dele, sigurohen 100-110 qengja. Pesha e qengjave pas lindjes është midis 2 dhe 4 kg. [1] [2] [3] [4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Budiansky, Stephen:The Covenant of the Wild: Why animals chose domestication. 1999, Yale University Press ISBN 0-300-07993-1
- ^ Simmons, Paula & Ekarius, Carol:Storey's Guide to Raising Sheep. 2001, Storey Publishing LLC, North Adams, MA ISBN 978-1-58017-262-2
- ^ Pugh, David G.:Sheep & Goat Medicine. 2001, Elsevier Health Sciences ISBN 0-7216-9052-1
- ^ Ensminger, Dr. M.E. Dr. R.O. Parker: Sheep and Goat Science, Fifth Edition, 1986, The Interstate Printers and Publishers Inc, Danville, Illinois ISBN 0-8134-2464-X