Prenda
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Shna Prenda apo Premtja (gjithashtu e njohur si Shënepremtja, Shën Parashqevia e Romës apo Shën Veneranda) është një martire e krishtërimit që rroi në shekullin II. Ajo njihet si shëruese e sëmundjeve të syve. E ka festën në 26 korrik.
Hagjiografia tradicionale
RedaktoSipas traditës, Shën Prenda kish lindur në një fshat afër Romës[1] rreth vitit 140 nga prindërit Agathon dhe Politia, të cilët ishin grekë të krishterë. Ata ishte lutur për shumë vite të kishin një fëmijë. Kur Politia më në fund lindi një vajzë, ia vuri emrin Parashqevi, që do të thotë "e premte" në gjuhën greke (fjalë për fjalë "përgatitje për Ditën e Zotit"), sepse vajza kish lindur në atë ditë të javës.[2] Parashqevia u rrit të jetë grua e devotshme dhe e edukuar dhe refuzoi shumë kërkesa martese.
Pas vdekjes së prindërve, ajo i dhuroi të gjitha pasuritë dhe u bë udhëheqëse e një komuniteti të krishterë vajzash dhe grash të veja, si dhe filloi të predikonte besimin e krishterë.[3] Në moshën 30 vjeç, u largua nga Roma dhe vizitoi shumë qytete dhe fshatra. Në fshatin Therapia (në Turqinë e sotme), ajo u arrestua nga ushtarët e Perandorit Antoninus Pius, me akuzë për blasfemi dhe se fjalët e saj ishin shkaku i të gjitha sëmundjeve që i kishin ndodhur kohët e fundit Perandorisë.[4]
Sipas traditës, Perandori u përpoq të detyronte Shën Prendën të hidhte poshtë besimin e saj, dhe madje i propozoi për martesë. Shën Prenda refuzoi, dhe për këtë u torturua me një helmetë me gjemba hekuri në kokë. Shën Prenda e duroi këtë torturë dhe me vuajtjet e saj shkaktoi shumë njerëz të konvertohen në të krishterë. Atëherë Perandori ekzekutoi gjithë ata të rinj që u konvertuan në të krishterë nga shembulli i Shën Prendës.[5] Pastaj Shën Prendën e torturuan duke e varur nga duke i djegur gjymtyrët me pishtarë. Pastaj e zhytën në një kazan të madh sere të nxehtë, por kur e nxorën, ajo s'kishte asnjë plagë, dhe për këtë e akuzuan se po përdorte magji. Përgjigjja e Shën Prendës ishte pa fjalë: ajo mori pak lëng sere të nxehtë dhe ia hodhi Perandorit në fytyrë. Perandori u verbua, dhe iu lut Shën Prendës të kishte mëshirë. Ajo iu përgjigj se vetëm Perëndia e të krishterëve mund të kuronte Perandorin Antoninus Pius që të rifitonte pamjen e tij. Si rrjedhoi Antoninus Pius ndërpreu të gjitha përndjekjet ndaj të krishterëve të perandorisë.
Gjithsesi, pas vdekjes së Antoninus Pius-it, ligjet ndryshuan përsëri nën Marcus Aurelius, dhe Shën Prenda u burgos. Atë e arrestuan në një qytet që qeverisej nga një njeri i quajtur Asclepius, i cili e hodhi në një gropë me një gjarpër të madh. Shën Prenda bëri shenjën e kryqit dhe gjarpëri u nda në dysh.[6] I prekur nga kjo mrekulli, Asclepius-i e liroi.
Në një qytet tjetër, Shën Prenda ishte e burgosur nga një zyrtar i quajtur Taracius, i cilët e vuri Shën Prendën në një kazan të madh të nafte e sere, por ajo s'pësoi asgjë, duke shkaktuar konvertime të njerëzve në krishtërim. Atëherë atë e lidhën dhe e rrahën dhe, më pas, i vunë një shkëmb të madh mbi gjoks. Të nesërmen e morën dhe e shpunë në një tempull, i cili i dedikohej Apollonit. Ajo shkoi atje pa u ankuar, dhe Taracius-i u vlerësua për taktikën e tij. Megjithatë, Shën Prenda bëri shenjën e kryqit dhe, si tempulli, ashtu dhe iidhujt u shkatërruan. Atëherë priftërinjtë e rrahën dhe e larguan nga tempulli, e më vonë i kërkuan Taracius-it që ta ekzekutonte, gjë që ai e bëri jashtë qytetit duke i prerë kokën shenjtores.
Nderim
RedaktoShën Prenda besohet që shëron gjithë sëmundjet e syve. Festa e saj kremtohet më 26 korrik.
Në periferinë e Athinës kisha e "Agia Parashqevisë" i dedikohet Shën Prendës.
Referime
Redakto- ^ ""Saint Paraskevi", Saint Paraskevi Greek Orthodox Shrine Church, Greenlawn, New York". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Museum of Russian Icons: Collections". Museum of Russian Icons. 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2010. Marrë më 31 mars 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Martyr Parasceva of Rome", Orthodox Church in America
- ^ "Saint Paraskevi", St. Barbara Greek Orthodox Church, Orange, Connecticut
- ^ "St. Paraskevi of Rome". Orthodox Christian Faith. 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2018. Marrë më 31 mars 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Saint Parasceva of Rome". Patron Saints Index. 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2010. Marrë më 31 mars 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)