Presidenti i Sllovenisë, zyrtarisht presidenti i Republikës së Sllovenisë (Sllovenisht: Predsednik Republike Slovenije), është kreu i shtetit të Republikës së Sllovenisë. Pozicioni u krijua më 23 Dhjetor 1991 kur Asambleja Kombëtare miratoi një kushtetutë të re pas ndarjes së Sllovenisë nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Sipas kushtetutës, presidenti është përfaqësuesi më i lartë i shtetit. Në praktikë, pozicioni është kryesisht ceremonial.[1] Presidenti mund të emërojë zyrtarë të rangut të lartë si kreu i Bankës Qendrore të Sllovenisë, por ata duhet të konfirmohen nga parlamenti.[2] Ndër të tjera, presidenti është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Sllovenisë. Zyra e presidentit është Pallati Presidencial në Lubjanë.

Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt me votim universal të të rriturve për një mandat 5 vjeqar.[3] Çdo shtetas slloven i moshës madhore (18 ose më shumë) mund të kandidojë për President, por mund të mbajë detyrën vetëm për dy mandate.

Presidenti nuk ka imunitet të garantuar ligjërisht dhe mund të fajësohet.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Slowenien wählt erstmals eine Frau zum Staatsoberhaupt". Die Zeit. Marrë më 2022-11-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Slowenien wählt erstmals eine Frau zum Staatsoberhaupt". Die Zeit. Marrë më 2022-11-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kako volimo predsednika države?". rtvslo.si (në sllovenisht). RTV Slovenija. Marrë më 22 dhjetor 2022.