Princesha Zobeidë
Princesha Zobeidë është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 5 shkurt të vitit 1995 duke pasuar edhe 115 ri interpretime dhe duke arritur një numër prej 35960 shikuesish.
Përmbajtja
RedaktoTë dhënat
RedaktoAutor i veprës është Karel Çapek, kurse regjinë e bëri Melihate Qena. Në këtë shfaqje interpretuan aktorët: Faik Gashi, Avni Hoti, Avdi Azemi, Valdet Rama, Violetë Ajazi, Xhejlane Godanci dhe Shiqerie Buçaj (Në disa repriza të kësaj shfaqjeje kanë luajtur edhe: Vjollca Kastrati, Shukrie Hyseni, Donika Gashi, Violeta Krasniqi, Armond Morina dhe Blerim Gjoci).
Pjesa tjetër e ekipit realizues ishin:
- Kukullat dhe skenografia: Ismajl Rama.
- Muzika:Valton Beqiri.
Komente
RedaktoPrinceshës Zobeidë i kthehet apetiti për ushqim kur sheh një burrë tek ha bukë e kos... Aktorët e kësaj shfaqjeje tregojnë për ndikimin e këtij motivi në fëmijët. Violetë Ajazi rrëfenë se si një grua i ka treguar për fëmijën e sajë i cili ka filluar të hajë me shumë apetit pasi ka parë kët shfaqje. Poashtu, aktoi tjetër i shfaqjes, Avni Hoti, përmend edhe një rast tjetër, për një fëmijë i cili deri para se ta shihte shfaqjen kishte qenë i ligësht dhe nuk kishte kërkuar ndonjë gjë të hajë. Dhe, ditën kur sheh shfaqjen, sapo del nga skena i kërkon nënës së vet bukë dhe kos. ashtu siç e kishte parë të hajë personazhin në shfaqje.