Principatat arbërore
(Përcjellë nga Principatat shqiptare)
Principatat arbërore ne shek.XII-XV i referohet një numri të principatave të krijuar në mesjetë në Arbëri dhe Epir që ishin të sunduar nga fisnikët arbër. Shekulli XII shënoi principatën e parë shqiptare, Principata e Arbërit, por është në shekullin e XIV dhe në fillim të shekullit XV periudha kur kjo principatë u bë më e fortë, sidomos për shkak të rënies së Perandorisë serbe. Shumica e këtyre principatave ishin të bashkuara në 1444 sipas shtetit shqiptar, të quajtur Lidhja e Lezhës. Nje nga sunduesit me te njohur ishte Dhimitri. Ai mbante disa tituj si princ arhond i madh dhe gjykates.
Lista e Principatave shqiptare
RedaktoNr | Principata | Flamuri | Viti |
---|---|---|---|
1 | Principata e Arbërit | 1190-1255 | |
2 | Despotati i Angelokastronit dhe Lepantonit | 1358-1374 | |
3 | Principata e Vlorës dhe Kaninës | 1332-1417 | |
4 | Despotati i Artës | 1358-1416 | |
5 | Principata e Gjirokastrës | 1386-1434 | |
6 | Lidhja e Lezhës | 1444-1479 | |
7 | Principata e Muzakajve | 1335-1444 | |
8 | Principata e Kastriotëve | 1389-1444 | |
9 | Principata e Dukagjinit | 1387-1444 | |
10 | Principata e Topiajve | 1274-1444 | |
11 | Shteti i Arianitit | 1432-1444 |