"Hello world" programi është një program kompjuterik që shtyp "Hello world" në ekranin e një pajisjeje. Është një ndër programet më të thjeshta në gjuhët programuese. Për këtë arsye, zakonisht është programi i parë që mësohet në orët e para të mësimit të një gjuhe programuese. Poashtu përdoret për të ilustruar sintaksën më të thjesht të gjuhës programuese. Shumica e këtyre programeve janë shumë të thjeshta, posaqërisht ato që mbështetën në interpretorin command-line që përdoret për të shfaqur rezultatin (output). Sidoqoftë këto mund të jenë shumë komplekse, sidomos kur programi shkruhet për ndërfaqe grafike te përdoruesit (Graphical User Interface). Kur programojmë një sistem të ngulitur (embedded system), teksti dërgohet në ekranin me lëng kristali (liquid crystal display). Në një pajisje që nuk shfaq tekst, një program i thjesht që prodhon një sinjal, si psh për të ndezur një llampe LED mund të jetë zëvendësim i “Hello world” programit.

Një GUI "Hello World" program, i shkruar në Perl
Hakerat mund të ekzekutojë kodin e panënshkruar në Sony PlayStation Portable.
CNC përpunimit të testit në Perspex

Qëllimi

Redakto

"Hello world" programi është bërë programi i parë tradicional që shumë njerëz e mësojnë. Në përgjithësi, është aq i thjesht saqë njerëzit që nuk kanë përvojë të mëparshme në gjuhët programuese mund ta kuptojnë lehtësisht, sidomos me drejtimin e një mësuesi apo një udhëzues me shkrim. Duke përdorur këtë program të thjesht si një bazë, parimet e shkencës kompjuterike ose elementet e një gjuhë programuese mund të ju shpjegohen programerëve fillestarë. Programuesit me pervojë që mësojnë gjuhë të reja mund të marrin shumë informata për sintaksen dhe strukturën e një gjuhë të caktuar nga “Hello World” programi. Përveq kësaj, “Hello World” programi mund të jetë një test bazë i cili na siguron që compailer-i (compiler) i një gjuhe, hapësira e zhvillimit (development environment), dhe hapësira run-time (run-time environment) janë instaluar saktë.

"Hello world" programi është përdorur edhe nga hakerët e kompjuterëve si një provë e konceptit që kodi arbitrar mundët të ekzekutohët përmes një gabimi (exploit) ku dizajnerët e sistemit nuk e kanë parapa që kodi të ekzekutohet- psh. në Sony Playstation Portable. Ky është hapi i parë në përdorimin e përmbajtjes së bërë vetë ("home brew") në një pajisje të tillë.


Historia

Redakto

Përderisa programet e vogla testuese kanë ekzistuar që prej zhvillimit të kompjuterëve të programueshëm, tradita e përdorimit të frazës "Hello World!" si një mesazh test është ndikuar nga një program shembull në librin themelor The C Programming Language. Programi shembull nga ai libër shtyp "hello, world" (pa shkronja të mëdha ose pikëçuditëse) dhe është trashëguar prej vitit 1974 nga një memorandum i brendshëm i Brian Kernighan, nga instuticioni Bell Laboratories ; Programming in C: A Tutorial e cila përmban versionin e parë të njohur si në vijim:

 {
        printf
         ("hello, world");}


Rasti i parë i njohur i përdorimit të fjalëve "hello" dhe "world" së bashku në literaturën e kompjuterikës ka ndodhur më herët, në Kernighan's 1972 Tutorial Introduction to the Language B,[1] me kodin në vazhdim:

 main( ) {
   extrn a, b, c;
   putchar(a); putchar(b); putchar(c); putchar('!*n');
 }
 a 'hell';
 b 'o, w';
 c 'orld';


Për gjuhët moderne, “Hello World” programi ka tendencë të rritet duke u sofistikuar. Për shembull, gjuha programuese Go programming language prezentoi një program “Hello World” shumë gjuhësh (multilingual),[2] Sun demonstroi "Hello World" në Java duke u bazuar në vektor grafik me madhësi (scalable vector graphics[3]) dhe gjuha programuese XL shfaqi tokën duke u rotulluar 3D si program “Hello World”.[4]

Variantat

Redakto

Egzistojnë shumë varianta në shenjat e pikësimit dhe në madhësinë e shkronjave në frazën "Hello World”. Varintat janë prania ose mungesa e presjës dhe pikëçuditëses(!), shkronja e madhe në 'H', edhe 'H' dhe 'W', ose asnjëra prej tyre. Disa gjuhë janë të detyruara që të zbatojnë forma të ndryshme si "HELLO WORLD!", në sisteme që përkrahin vetëm shkronja të mëdha, përderisa shumë "hello world" programe në gjuhë jo shumë tradicionale dhe të rralla (esoteric languages) shtypin një string paksa te ndryshuar. Shembull i tillë është programi i parë i gjuhës programuese Malbolge që shtypi "HEllO WORld", që përfundoi të ishte test program i suksesshëm.

Sifoqoftë egzistojnë edhe varianta tjera në frymën e gjuhëve programuese. Gjuhët e programimit funksional (Functional programming) si Lisp, ML dhe Haskell, kanë tendencë të zëvendësojnë një program factorial me Hello World, të cilat theksojnë teknikat ripërsëritëse (recursive) që janë një pjesë shumë e rëndesishme në gjuhët funksionale.

Klasifikimi i sistemit operativ Linux si Debian dhe Ubuntu mundësojnë "hello world" programin përmes sistemit të paketimit apt që ju lejon përdoruesve thjesht të shtypin ne tastierën e tyre "apt-get install hello" në terminal në mënyrë që programi të instalohet së bashku me ndonjë varësi të programit (software dependencies). Kjo thjesht shërben si një shembull për përdoruesit e ri që të mësohen si të instalojnë një paketë instaluese në Linux. Sidoqoftë është shumë më e dobishme për zhvilluesit, pasi që i ofron një shembull si të krijojnë një .deb paketë në mënyrë tradicionale ose duke e përdorur debhelper, së bashku me versionin e "hello" ; GNU hello, përdoret si shembull që si të shkruajnë një GNU program.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ "The Programming Language B". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ Golang.org
  3. ^ Sun.com
  4. ^ Wordpress.com
  5. ^ Scriptol.com

Linqet shtesë

Redakto
  WikiFjalori: Programi "Përshëndetje, Botë!" – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë