Ubuntu

Sistemi operativ Linux me bazë në debian

Ubuntu, (IPA: [uːˈbuːntuː] në anglisht, [ùɓúntú] në gjuhën zulu), është një sistem operativ me burim të hapur për kompjuterin. Shpesh vlerësohet si më popullori nga versionet e shumta të sistemeve Linux. Qëllimi i Ubuntu është të sjellë një program të bazuar në Linux që të jetë i lehtë për përdoruesit e zakonshëm të kompjuterit, duke pasur në qendër të vëmendjes përdorimin dhe lehtësinë e instalimit. Ubuntu është një pasues i Debian, një sistem tjetër Linux pa pagesë. Ubuntu sponsorizohet nga Canonical Ltd, një firmë e afrikanojugorit Mark Shuttleworth. Fjala Ubuntu në gjuhën zulu do të thotë "njerëzim". Ky version i Linux e ka marrë këtë emër për të treguar filozofinë e tij në botën e programeve. Ubuntu është një program pa pagesë që mund të përdoret nga gjithkush. Shumë sisteme Linux si Pop OS , Zorin OS etj bazohen te Ubuntu.

Ubuntu
Ubuntu logo
Ubuntu 10.04 LTS (Lucid Lynx)
Kompania / zhvilluesiCanonical Ltd. / Ubuntu Foundation
Familja OSUnix-like
ShtetiCurrent
BurimiFree and open source software
Publikimi fillestar20 tetor 2004 (2004-10-20)
Publikimi fundit20.10 / 22 tetor 2020; 4 vite më parë (2020-10-22)[1]
GjuhëtMultilingual (more than 55)
Modeli i përditësimitAPT (front-ends available)
Paketa e menaxheritdpkg (front-ends like Synaptic available)
Platformat e mbështeturaIA-32, x86-64, lpia, SPARC, PowerPC, ARM, IA-64
Lloji kernelMonolithic (Linux)
UserlandGNU
Ndërfaqja përdoruesitGNOME
LicensaMainly the GNU GPL / plus proprietary binary blobs[2][3] and various other licenses
Faqja zyrtarewww.ubuntu.com

Kubuntu dhe Xubuntu janë nënprojekte zyrtare të projektit Ubuntu që kanë për qëllim të sjellin ambientet e desktopëve KDE dhe Xfce, meqë vetë Ubuntu përdor desktopin GNOME. Ka edhe sisteme si Ubuntu Budgie me desktopin Budgie dhe Lubuntu qe eshte nje sistem me desktopin LXQT dhe është krijuar për kompjuterat me performancë të ulët. Edubuntu është një nënprojekt zyrtar, i cili mund të përdoret në ambientet e shkollave ose nga fëmijët në shtëpi.

Ubuntu nxjerr versione të reja çdo gjashtë muaj dhe i mbështet këto versione për 18 muaj me rregullime të reja për rreziqet e sigurisë që mund të shfaqen. LTS-të (Long Term Support - Mbështetje për një kohë të gjatë) janë versione të Ubuntu që marrin mbështetje për 3 vjet për desktop dhe për 5 vjet për serverët. Ubuntu 9.04, Jaunty Jackalope doli në 23 prill 2009. Ubuntu 8.04 LTS (Hardy Heron) doli në 24 prill 2008. Versioni 9.10 (Karmic Koala) doli në tetor 2009. Ne 2020 Ubuntu 20.10 Groovy Gorilla është sistemi më i ri Ubuntu, ndërsa në versionin LTS është versioni 20.04 LTS Focal Fossa.

Referime

Redakto
  1. ^ Ubuntu 9.10 Desktop Edition puts the user at the heart of its new design.
  2. ^ Free Software Foundation Latin America. Retrieved 2010-02-08.
  3. ^ Free Software Directory - Linux (BLOB free version). Retrieved 2010-02-08.