Programi Erasmus (European Region Action Scheme for the Mobility of University Students[1]) është një program i këmbimit të studentëve në Bashkimin Evropian (BE) i themeluar në vitin 1987. Erasmus+, ose Erasmus Plus, është program i ri i kombinimit të të gjitha skemave aktuale të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në BE, i cili ka filluar në janar të vitit 2014.

Programin Erasmus, së bashku me një numër të programeve tjera të pavarura, u përfshi në Programin Sokrati themeluar nga Komisioni Evropian në vitin 1994. ProgramiSokrati përfundoi në 31 dhjetor të vitit 1999 dhe u zëvendësua me Programin Sokrati II, më 24 janar të vitit 2000, i cili u zëvendësua nga Programi i Mësimit Gjatë Gjithë Jetës 2007-2013 më 1 janar 2007.

Historiku

Redakto
 
Desiderius Erasmus of Rotterdam

Origjina e emrit

Redakto

Programi është emëruar sipas filozofit holandez Desiderius Erasmus of Rotterdam, i njohur si një kundërshtar i Dogmatizmit, e i cili jetoi dhe punoi në shumë vende në Evropë për të zgjeruar njohuritë e tij dhe për të fituar njohuri të reja, dhe që pasurinë e tij ia dhuroi Universitetit të Bazelit në Zvicër.[1] Në të njëjtën kohë, ERASMUS është një bakronim në gjuhën angleze me kuptimin Rajoni Europian i Veprimit të Skemës për Lëvizjen e Studentëve të Universitetit.[1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "What's in a name? History of the Erasmus Programme" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto