Protoni (nga greq. πρῶτον, proton = i pari) është një grimcë e qëndrueshme nënatomike me një ngarkesë elektrike pozitive. Masa e protonit është pak më e vogël se e një neutronit dhe 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne bërthamën e atomit se bashku me neutronet. Për çdo bërthame të elementeve kimike , numri i protoneve është gjithmonë i njëjte dhe përcakton vetitë e një atomi ; ky numër është numri atomik (shënohet me Z) i elementit.

Një proton i vetëm është bërthama e një atomi te zakonshëm hidrogjeni ; si i tillë është i ngjashëm me jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te cilët mund të lidhen nga forca atomike në një bërthamë atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesën e njëjte me protonin por shenjë te kundërt. Protonet mund te shndërrohen ne neutrone nga kapja e elektronit ; ngaqë neutronet janë më të rënda se protonet, kjo ecuri nuk ndodh vetvetiu por vetëm kur ushtrohet energji.

Protonet përdoren si predha ne përshpejtimet e grimcave për te krijuar dhe studiuar reagimet e bërthamave atomike. Ata janë përbërësit kryesore te rrezeve parësore kozmike dhe janë nder produktet e shpërbërjes radioaktive (shih radioaktiviteti) dhe reagimeve bërthamore.

Protonet e lira gjenden herëpas'here në Tokë: stuhitë e vetëtimave mund të lëshojnë protone në atmosferë me energji disa dhjetëra MeV. Në temperatura dhe energji kinetike mjaft të ulëta, protonet e lira lidhen me elektrone. Në vakum, ku elektronet e lira janë të pranishme, një proton i ngadaltë mjaftueshëm mund të kapë një elektron të lirë duke u bërë një atom hidrogjeni.

Historia

Redakto

Protoni u zbulua nga Ernest Rutherford ne vitin 1919 qe i dha edhe emrin për nder te William Prout, i cili studioi masat atomike dhe parashtroi modelin e atomit ne vitin 1815.

Antiprotoni

Redakto

Sipas teorisë ngarkesa e protonit dhe e antiprotonit duhet të mblidhen dhe të japin 0. Ky barazim është i vlefshëm deri 1 në 108 . Duke mbajtur antiprotonet në një pajisje që quhet kurthi i Penningut, barazia e raportit ngarkesë/masë e protonit dhe antiprotonit është testuar deri në 1 në 109. Momenti magnetik i antiprotoneve është matur me gabim të rendit   magnetoneve bërthamore të Bohrit , gjë që është në madhësi e barabrtë por në shenjë e kundërt me atë të protonit.=

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto