Provinca e Palermos
Provinca e Palermos është një provincë në Rajonin e Sicilisë në Itali.
Provinca e Palermos Italisht : Provincia di Palermo | |
---|---|
Pallati Komitini, selia e qeverisë | |
Harta
Vendndodhja e provincës në hartën e Italisë. | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Sicilia |
Kryeqendra | Palermo |
Presidenti | Giovanni Avanti |
Sipërfaqja | 4 992 km2 |
Popullsia | (30-nëntor-2011) 1 250 296 banorë |
Dendësia | 250,46 banorë/km2 |
Zona Kohore | UTC+1 |
Kodi Postal | 90121-90151 Palermo, 90010-90049 provinca |
Prefiksi | 091, 0921, 0924 |
Nr. i komunave | 82 |
Faqja Zyrtare www.provincia.palermo.it |
Ajo kufizohet në perëndim nga Provinca e Trapanit, në jug nga Provinca e Agrigentos dhe Provinca e Kaltanisetës, në lindje nga Provinca e Mesinës dhe Provinca e Enës dhe në veri laget nga deti Tirren. Provinca përfshin edhe ishullin e Ustikës, i cili, ndryshe nga ishujt më të vegjël që rrethojnë Sicilinë, nuk i takon asnjë arkipelagu.
PakicatRedakto
Provinca e Palermos (Krahina e Palermës për arbëreshët) përfshin pesë komunitet arbëreshë të folësve të gjuhës arbëreshe, të cilët u vendosën në Siçili gjatë shekujve 15 dhe 16.