Provinca e Peskarës
Provinca e Peskarës është një provincë italiane e Rajonit të Abrucos. Provinca e Peskarës ka dendësinë më të lartë të popullsisë dhe qytetet më të populluar në rajonin e Abrucos. Ajo kufizohet në veri me Provincën e Teramos, në veri-lindje me Detin Adriatik, në jug dhe në lindje me Provincën e Kietit, në perëndim dhe në jug me Provincën e Akuilës. Sipas dekretit të miratuar nga Këshilli i Ministrave më 20 korrik 2012, Provinca e Pescarës, ashtu si të gjitha provincat e tjera italiane, do të jetë subjekt i riorganizimit për formimin e një subjekti të ri territorial kufijtë e të cilit do të përcaktohen në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Autonomisë Vendore të Abrucos dhe qeverisë.
Provinca e Peskarës
Provincia di Pescara | |
---|---|
![]() Godina e Qeverisë | |
![]() | |
Population | |
• Total | 323,720 |
Website | www.provincia.pescara.it |
Provinca e Peskarës përfshin komuna si: Alano, Kapele sul Tavo, Karamaniko, Çepagati, Çita Sant-Anxhelo, Manopelo, Montesilvano, Pianela, Peskara, Spoltore, etj.