Psikologjia e të mësuarit është një nëndisiplinë shkencore teorike e psikologjisë pedagogjike. [1]

Përmbledhje

Redakto

Pasi që mësimi varet nga përvoja ai edhe mund të rezultojë në ndryshime afatgjata në potencialin e sjelljes njerëzore. [2] Supozimi kryesor është se mjedisi (p.sh. konteksti social), [3] kondicionimi dhe përforcimi janë të mjaftueshme për të analizuar sjelljen dhe ndryshimet. Për dallim nga ndryshimet afatshkurtra në sjellje (p.sh., ato të shkaktuara nga lodhja) të mësuarit nënkupton ndryshime afatgjata, por jo domosdoshmërisht si ato të lidhura me plakjen ose zhvillimin .

Psikologjia e të mësuarit, megjithëse ende është në zhvillim sipër, falë hulumtimeve të bëra në vitet e fundit është zhvilluar gjërësisht. Më konkretisht ajo shqyrton nga afër se si nxënësit apo studentët mësojnë dhe studiojnë brenda dhe jashtë klasës. Ky informacion pastaj përdoret për të paraqitur qasje të reja dhe më bashkëpunuese për detyrat e shtëpisë, testet dhe aftësinë e nxënësit dhe studentit për të mësuar. Përdorimi i psikologjisë së mësimit në këtë stil ndihmon edhe vetë nxënësit dhe studentët që të bëhen më të motivuar dhe për të investuar në mësimin e tyre. Ajo fokusohet ngushtë në ndërtimin dhe inkurajimin e një mentaliteti të rritjes, motivimit dhe këmbënguljes. [4]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Shefik Osmani Fjalor i pedagogjisë. 8 Nëntori, Tiranë, 1983, fq. 563 - 564
  2. ^ Lachman, Sheldon J. (1997). "Learning is a process: Toward an im-proved definition of learning". Journal of Psychology (në anglisht). 131: 447–480 – nëpërmjet PsychINFO.
  3. ^ Zentall, Thomas R. (2006-10-01). "Imitation: definitions, evidence, and mechanisms". Animal Cognition (në anglisht). 9 (4): 335–353. doi:10.1007/s10071-006-0039-2. ISSN 1435-9448. PMID 17024510.
  4. ^ "Psychology of Learning - Education Writers Association". Education Writers Association (në anglisht). Marrë më 2018-10-21.