Pushkollët u vendosën në Pakashticën e Poshtme, aty ku lumi i këtij fshati derdhet në lumin Llap.

Janë të ardhur nga Dobratini (Gegaj) dhe më të afërmit ndjehen me Hajrullahët. Hasan Dervishi, në vend të Mulla Sylejmanit, kishte marrë bedel nga Dobratini që ta qonte ushtar (nizam) të Perandorisë TurkeKërçovë, të cilin e kishte paguar bukur mirë, sepse Hasani kishte pasuri të madhe. Bedeli nuk ishte kthyer më në Dobratin, dhe, përkundër që e kishte paguar, në shenjë solidarësie, humaniteti e fqinjësie për ta ngushëlluar familjen nga Dobratini, i ofron edhe një pasuri të madhe të patundshme-tokë.

Kjo familje vjen dhe vendoset në Pakashticë, pranë familjes Duli, të cilët kanë një fqinjësi të mirë gjithëherë deri në ditët e sotme. Prej nga quhen Pushkollë-nuk e dimë. I pari i tyre i ardhur nga Dobratini në Pakashticë është Selmani me djalin e tij Mahmutin, i cili kishte ardhur në Pakashticë pasi nuk i ishte kthyer biri i tij që kishte shkuar bedel, Mustafa, apo tek mbasi kishte marrë vesh se ai kishte vdekur diku në shtetet arabe. Mbajnë mbiemrin Sinani ata që jetojnë në Pakashtivë, ndërsa mbiemrin Pushkolli mbajnë të shpërngulurit në Vushtrri dhe në Prishtinë. Një familje që shpërngulur në Turqi. Eshtë për t'u çuditur se pse nuk vendoset Selmani edhe me djalin tjetër, Isën, në Pakashticë, por vetëm me Mahmutin.

Me gjasë pjesën (hisen) në Dobratin ia lë Isës. Pasardhësit e Rrahmanit qenë vendosur një kohë në Katunishtë e më pastaj në Vushtrri dhe në Prishtinë.

  • Informatat janë marrë nga Libri "Pakashtica" i Gani I. Mehmeti Podujevë.
Petrit Sinani