Pylli është i të gjithve është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin DodonaPrishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 16 maj të vitit 1987 pas së cilës pasuan edhe 100 repriza duke arritur një numër prej 41077 shikuesish.

"Pyelli është i të gjithëve" është shfaqja e parë e Teatrit të të Rinjëve, Fëmijëve dhe Kukullave. Premiera e sajë është dhënë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ajo ka marrë pjesë në Takimet e 20-ta të Teatrove të Kukullave, të mbajtura në Prishtinë. Gjithashtu, kjo shfaqje ka pasur një turne pesëditësh në 5 qytetet të ndryshme të Vojvodinës ku, sipas shkrimeve nëpër gazetat e kohës, është mirëpritur nga publiku i atjeshëm.

"Pyelli është i të gjithëve' i Shaip Grabovcit është tekst metaforik dhe si i tillë, mjaft i përshtatshëm, si për shikuesit e vegjël, ashtu edhe për të ashtuquajturit shikues të mëdhenj (të rritur). Ky tekst ka një përparësi sepse mundëson lojë kolektive, që është një komponentë mjaft e rëndësishme për aktorët fillestarë, pastaj mundëson lojë të hapur, pa paravan, ku aktorët lozin së bashku me kukullat dhe plotësohen reciprokisht, në atë masë që çdo gjë të jetë në funksion të lojës, gjegjësisht në funksion të treguesve prej kostumeve, aktorëve, kukullave, animimit me to e deri te muzika" (Borisllav Mrkshiq, regjisor i shfaqjes, citat i marrur nga fletëpalosja e shfaqjes).

Të dhënat

Redakto

Autor i veprës është Shaip Grabovci, kurse regjinë e bëri Borisllav Mrkshiq. Në këtë shfaqje rolet i interpretuan aktorët: Avdi Azemi, Avni Hoti, Esat Ferizi, Faik Gashi, Fadil Kojiqi, Ismet Azemi, Lumnie Pushkolli, Roza Berisha, Syzana Tahirsylaj, Violeta Krasniqi, Xhevat Halili, Shehrie Nura, Valdet Rama, Veton Osmani dhe Silvana Gashi.

Pjesa tjetër e ekipit realizues ishin :

Komente

Redakto

Një reprizë të kësaj shfaqjeje aktori Avni Hoti e kujton akoma edhe sot. "Unë kisha mustaqe të mëdha. Në Gllogovc i bëra përshtypja një burrit që punonte në Shtëpinë e Kulturës ku kishim shkuar për të dhënë shfaqjen. Kush e di, ia mbusha syrin me pamjen time "burrërore". Në shfaqje ne kemi një skenë ku, ndër të tjera, lehim të gjithë së bashku si qenë. Pasi dhamë shfaqjen ai burri m`u afrua dhe me gjysmë zë më pyeti: 'allahile bre burrë, a edhe ti lehe qaty a?' Unë i thash: jo. Nuk doja t`ia prishja imazhin që kishte krijuar ai për mua në fillim. Ai pas kësaj përgjigje timen, paksa më i lehtësuar, më tha: '...se, nuk i ka hije burrit me mustaqe të leh si qen lum miku..!"

Përfundim

Redakto

"Shfaqja komunikoi mirë me shikuesit e vegjël, mirëpo i kënaqi edhe shikuesit e rritur, që ndoqën një realizim skenik me kukulla që synonte të shprehte tendencat më të reja të këtij lloji të krijimtarisë teatrore" (S. Zogaj, U shfaq premiera e parë, Rilindja, 18. 5. 1987).

Shih edhe

Redakto