Anton Çetta, lindi në vitin 1920Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. [1]

Biografia Redakto

Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri më 1968 ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latineUniversitetin e Prishtinës. Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit QendrorLëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së. [2] [3]

Mirënjohjet Redakto

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Historical Dictionary of Kosovo p. 59
  2. ^ "Sejdiu dekoroi Anton Çettën me "Medaljen e Artë..."". Prishtina, Kosovo: Telegrafi. 30 prill 2010. Marrë më 30 prill 2010. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar profesor Anton Çettën me "Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova".
  3. ^ https://catalogue.bnf.fr/ark:/12148/cb16292691g