Qemajl Ahmeti
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Biografia
RedaktoI lindur më 27 shkurt 1959 në fshatin Përlepnicë, Gjilan. Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës. Jeton në Prishtinë, është i martuar, ka dy fëmijë (dy djem).
Shkollimi
RedaktoFillor : Gjatë viteve shkollore 1966/67 - 1973/74 në shkollën fillore “Skënderbeu“ në vendlindje.
I mesëm : Gjimnazin në drejtimin natyroro-shkencorë gjatë viteve shkollore 1974/75 – 1977/78 në gjimnazin “Zenel Hajdini“ në Gjilan.
Superior : Fakultetin Elektroteknik, degën e Elektronikës gjatë shkollore 1978/79 – 1982/83 në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Punësimi
Redakto- Profesor i lëndëve elektroteknike - në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli“ (atëherë “Milladin Popoviq“) në Prishtinë prej 02.11.1983 deri më 31.08.1992
- Zëvendësdrejtor në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli” në Prishtinë prej 21 shkurt 1992 deri më 31 gusht 1997
- Profesor i lëndës “Programimi”- në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli“ në Prishtinë prej 01.09.1997 deri më 31.08.2000
- Përgjegjës për Telekomunikacion - në Departamentin e Postës dhe Telekomunikacionit prej 01.06.2000 deri më 31.01.2002
- Drejtor i seksionit teknik dhe konkurrimit të rrjetave - në Drejtoratin për infrastrukturë telekomunikuese prej 01.02.2002 deri më 30.04.2002
- Anëtar i Komitetitit për Arsim e Shkencë i Kuvendit Komunal të Prishtinës prej 01.02.2002 deri më 01.07.2003
- Anëtar i Komitetit për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Prishtinës prej 01.07.2003 deri më 18.10.2007
- Këshilltar politik për telekomunikacion i ministrit në MTPT - prej 01.05.2002 deri më 04.12.2004
- Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës - prej 04.12.2004 deri më 10.01.2008, i nominuar drejtëpërdrejt nga Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova
- Profesor i lëndës “Infrastruktura e komunikacionit Postar dhe i Telekomunikacionit” në Kolegjin Universitar “Tempulli” nga marsi 2008 deri në shtator 2008.
- Këshilltar i lartë politik i Ministres Kelmendi në Ministrinë e Drejtësisë prej 06.10.2008 deri më 18.10.2010
Biblografia
Redakto- 1. Recensent i librit “Elektronika I” për vitin e dytë për shkollat e mesme elektroteknike
- 2. Autor i dispensës “Programimi” për vitin e katërt të shkollës së mesme elektroteknike të profesionit Elektroteknik i Kompjuterëve
- 3. Bashkautor i dispensës për lëndën “Elektronika II” për vitin e tretë të shkollës së mesme elektroteknike
Veprimtaria Politike
Redakto- Anëtar i LDK-së prej themelimi. Gjatë kësaj kohe ka qenë Kryetar i Aktivit, Kryetar i Nëndegës, Anëtar i Kryesisë së Degës etj.
- Kryetar i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë që nga viti 1997 deri më 30.10.2010.
- Delegat i kuvendit të LDK-së dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në 3 mandate.
- Aktualisht Delegat i kuvendit të LDK-së, Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe Anëtar i Kryesisë së Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë.