Qendra për Artin Bashkëkohor ZETA

Qendër arti bashkëkohor

ZETA, është Qendër për Artin Bashkëkohor, një hapësirë ​​ekspozuese, jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 2007, nga Valentina Koça. Me një sipërfaqe prej 150 metrash katrorë, në katin e dytë të një ndërtese rezidenciale dhe tregëtare së bashku, në Rrugën Abdyl Frashëri, në qendër të Tiranës, ZETA funksionon si një hapsirë e pavarur kulturore për qasjet multidisiplinare në artet pamore, duke përfshirë pikturën, skulpturën, fotografinë, videon, instalimin , tingujt dhe performancën.[1]

Gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit ZETA ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në vitalitetin dhe dinamikën e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri, duke filluar me “Vizatimet e Pashfaquna” (2007), një ekspozitë e veprave të paekspozuara më parë të Edi Hilës, krijuar midis viteve 1970 dhe 1989, tek ” Një titull për një krijimtari” (2008) – një përmbledhje e posterave të epokës komuniste, të dizajnuara nga Franc Ashiku – në “Ritëm i pandalshëm” (2008), një ekspozitë me pikturat abstrakte të Ali Osekut (“një artist i cili asnjëherë nuk u pajtua me metoden e realizmin socialist” dhe të cilit shfaqa jo konformiste në publik e çoi atë në burg, gjatë sundimit të Enver Hoxhës), në serinë e punëve satirike, sfiduese, provokative e të guximshme të Lumturi Blloshmit, në ekspozitën e saj ” Një jetë e mrekullueshme” (2009). Përveç kësaj, ZETA ka mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin e praktikave të reja artistike duke ofruar mbështetje institucionale për gjeneratën e re të artistëve nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Përveç ekspozitave, ZETA gjithashtu organizon programe edukimi, punëtori dhe ngjarje të ndryshme, që pasqyrojnë çështjet e ngutshme social-kulturore të kohës sonë në lidhje me artin vizual. Duke vepruar si një lidhje e praktikave bashkëpunuese mes artistëve dhe kuratorëve, kritikëve, studiuesve dhe profesionistëve të tjerë të artit, ZETA ka zhvilluar partneritete me institucionet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare si: T.I.C.A – Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë; Universiteti i Arteve Tiranë; Galeria e Arteve të Shkodrës; DebatikCenter of Contemporary Art; Residency Unlimited, New York. Përmes YVAA – Rrjeti i Çmimeve për Artistët e Rinj Vizualë , ZETA ka shërbyer si bashkëorganizatore e Çmimit Ardhje për artistët bashkëkohorë vizualë shqipëtare, nën moshën 35 vjeç. Që nga viti 2018, Çmimi Ardhje organizohet dhe menaxhohet nga ZETA.[2]

Valentina Koça, Drejtore Ekzekutive; Zef Paci, historian i arti dhe kurator; Edi Hila, piktor; Stefan Çapaliku, dramaturg; Sadik Spahija, skulptor; Matilda Odobashi, artiste vizuale; Gjergj Pervazi, koreograf; Blerina Muça, piktore; Ana Bytyci, anëtare e stafit; Enkeleda Stefani, kontabiliste.[3]

Ekspozita vetjake

Redakto

Qendra ZETA ka organizuar në formë konstante ekpozita personale me artistë të gjeneratave të ndryshme, duke filluar me gjeneratën e cila ushtroj aktivitetin krijues gjatë sistemit komunist (realizmi socialist) si: Edi Hila, Lumturi Blloshmi, Franc Ashiku, Ali Oseku ..., e deri tek artistë emergjent si Matilda Odobashi, Alketa Ramaj, Dritan Hyska, Remijon Pronja, Dorina Elmazi e të tjerë.

Ekspozita kolektive

Redakto

Gjithashtu, Qendra ZETA ka realizuar një program intensiv me ekspozita kolektive, duke filluar nga ekspozitat me artistë lokal si: “Kro-Nikja”, kuruar nga Romeo Kodra; “Ylli me pesë cepa”, kuruar nga Marko Stamenkoviq; “Each Strike Leads to the Next”, kuruar nga Vincent W.J. van Gerven Oei, si dhe ekspozita kolektive që vendosin në dialog artistë vendas dhe të huaj si: “Graz-Tirana Residency Program”, kuruar nga Christiane Kada; “Somewhere in Between”, kuruar nga Marina Sula; “Rewind/Play/Forward”, kuruar nga Marlene Housegger.

Programe rezidence

Redakto

Qedra jonë, duke filluar nga viti 2008, ka realizuar programe rezidencash për artistë të rinj në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Artistët vendas kanë pasur mundësi nëpërmjet këtyre programeve shkëmbimesh, të shpenzojnë kohë dhe të kenë një studio pune në vende si: Austria, USA, Italia etj. Gjithashtu, shumë artistë nga vende të ndryshme të botës kanë përfituar nga ky program studio dhe qëndrim disa mujor në Shqipëri.

Ky program është mundësuar nga bashkëpunime me shumë institucione prestigjoze kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Disa nga programet e rezidencës janë:

MIDISSAGE | Florian Sorgo

Redakto

Florian Sorgo erdhi në Tiranë në kuadër të bursës dy mujore në studio nga provinca e Styria, Austri, organizuar nga ZETA Center mbështetur nga Land Steiermark – A9 Culture, Europe, Außenbeziehungen. Florian Sorgo studioi Filozofi në Universiteti i Vjenës dhe Transmedia Art në Universitetin e Arteve të Aplikuara të Vjenës. Puna e tij artistike është e orientuar nga përmbajtja ose e bazuar në proces, dhe në këtë mënyrë shpesh e hapur ndaj rezultateve, gjë që bën që zgjedhja e mediumit ose teknikës të luajë një rol vartës. Ai ishte bashkë – themelues i kolektivit të artit perlimpinpin (2015-2016) dhe hapësirës së artit SINK (2020). Në vitin 2022 libri i tij “Found Compositons” u botua nga Verlag Forum Stadtpark.[4]

Judith Zillich | ICONS-LINES UNDER PRESSURE

Redakto

Judith Zillich erdhi në Tiranë në kuadër të një programi njëmujorë residence nga provinca e Salzburgut, mbështetur nga Ambasada Austriake Tiranë. Që nga bursa e saj jashtë vendit në Lemberg, Ukrainë, artistja austriake Judith Zillich ka punuar në abstraksionin e fytyrave të ikonave ortodokse. Sytë, hunda dhe goja shkruhen si simbole – si shkronjat – në pikturën e ikonave, e cila ka qenë tradicionale prej shekujsh. Zillich krijon një qasje të re për shikuesin: kokat pa gjini shpërndahen, krahët e fëmijëve shtrihen në hapësirë në kërkim të nënës së tyre, ndërsa kokat e nënës trajtojnë në mënyrë arbitrare duart e fëmijëve.

Judith Zillich ka lindur në Graz në vitin 1969, e rritur në Salzburg, Austri. Ajo kryen studimet për filozofi në Universitetin e Vjenës (1992 -1995); studimet për art në Universitetin për Artet e Aplikuara, në Vjenë (1994 – 2000); Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs, në Paris (1998); grant vjetorë nga Shteti Federal i Salzburgut (2002); grant per shkollë-pikturë ikonash në Lwiw, Ukrainë (2018).[5]

Çdo Goditje Pason Tjetrën | Blerta Hoçia, Diana Malaj, Pleurad Xhafa, Ergin Zaloshnja

Redakto

Ekspozita u kurua nga Vincent W.J. van Gerven Oei, me artistët pjesëmarrës Blerta Hoçia, Diana Malaj, Pleurad Xhafa, Ergin Zaloshnja. Kjo ekspozitë është rezultat i përfundimit të rezidencës dy mujore në qytetin e Bulqizës në kuadër të projektit “Politikat minerale”. Ky projekt u mbështet nga Fondi Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).[6]

Punëtori

Redakto

Prioritet i vazhdueshëm i Qendrës ZETA ka qënë krijimi dhe zhvillimi i workshopeve duke përfshirë studentë, artistë të rinj, profesionist nga fusha të ndryshme. Nëpërmjet këtyre workshopeve skena artistike vendase ka pasur mundësi të trajnohet nga profesionistë të shumtë, të cilët punojnë në institucione të rëndësishme në mbarë botën.

Projeksione

Redakto

Si pjesë e programit vjetor të qendrës janë edhe projektime materialesh të ndryshme audiovizuale. Në ambientet e qendrës ZETA janë shfaqur vazhdimisht dokumentarë dedikuar autorëve të rëndësishëm të historisë së artit si dhe filma artistik/dokumentarë, nën regjinë e artistëve të rëndësishëm bashkëkohor.

Çmimi ARDHJE

Redakto

Çmimi Ardhje është një çmim ndërkombëtar për artistët vizualë bashkëkohor nga Shqipëria, deri në 35 vjeç. Ky çmim u iniciua në vitin 2005 nga “TICA - Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë”, i cili u bë pjesë në vitin 2007 e rrjetit rajonal “YVVA - Çmimet e Artistëve të Rinj Pamor në Evropën Qendrore dhe Juglindore” (Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria), mbështetur nga fondacioni “TMU - Trust for Mutual Understanding”. Artisti fitues përfiton një rezidencë dy mujore në qytetin e New York-ut.[7]

MANIFESTO

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Rreth nesh – Zeta". Marrë më 2024-07-17.
  2. ^ "Rreth nesh – Zeta". Marrë më 2024-07-17.
  3. ^ "Zeta – Galeri". 2024-06-19. Marrë më 2024-07-17.
  4. ^ "MIDISSAGE | Florian Sorgo – Zeta". 2023-10-23. Marrë më 2024-07-17.
  5. ^ "Judith Zillich | ICONS-LINES UNDER PRESSURE – Zeta". 2023-09-13. Marrë më 2024-07-17.
  6. ^ "Çdo Goditje Pason Tjetrën | Blerta Hoçia, Diana Malaj, Pleurad Xhafa, Ergin Zaloshnja – Zeta". 2021-11-06. Marrë më 2024-07-17.
  7. ^ "Çmimi ARDHJE – Zeta". 2024-06-19. Marrë më 2024-07-17.