Sadik Spahija
Sadik Spahija (Shkodër, 1959) është qeramist, pedagog dhe ka qenë dekan në Akademinë e Arteve.
Biografia
RedaktoI lindur në Shkodër, jeton dhe punon në Tiranë. Është artist tejet aktiv me pjesëmarrjet në epo ndërkombëtare dhe kombëtare. Eksperiencat profesionale; 1983-1989 Mësues në Liceun Artistik “Prenk Jakova” në vendlindje; 1989-2006 Pedagog në Akademinë e Arteve,Tiranë; 2001- Shef i Seksionit të Qeramikës në Fakultetin e Arteve të Bukura; 2001 Kryetar i Shoqatës së Artistëve Qeramistë të Shqipërisë; 2008 Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura. -Ekspozitat kolektive: 2014 Ekspozitë kolektive “Informal Mind” Metalurgjik Elbasan; 2010 “Kopshti i Ëndrrave”Galeria Miejska bva ë Bydgoszczy Poloni; 2010 Bienale: “Tina B” mobilnale Pragë, Çeki ; 2007 “Dialog” Ekspozita Ndërkombëtare e Qeramikës Bashkëkohore, GKA 2005 ArtMar Biennalde la Mediterrania, Barcelonë 2005 Galeria e Vogël, Tiranë/ 2005 Goteborg, Workshop, Suedi; 2004 Konkursi Ndërkombëtar “Onufri 04”GKA,Tiranë; 2003 Ekspozitë kolektive në Qytetin e Artit, Paris; 2002 Ekspozitë Ballkanike, Athinë. 2002 Ekspozitë Ndërkombëtare e Qeramikës Bashkëkohore, GKA,Tiranë; 2001 Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri 01” GKA,Tiranë; 2000 Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri 00” GKA, Tiranë; 1999 Ekspozitë Ndërkombëtare “Onufri” GKA,Tiranë. 1998 Ekspozite Kolektive, Athinë; 1997 Ekspozitë Kombëtare “Onufri”, GKA ,Tiranë. -| Ekspozita Personale;2012 Ekspozite personale “Nën Trysni” Galeria FAB , Universiteti i Arteve, Tiranë; 2003 Ekspozitë personale në Cite Internationale des Arts, Paris; Ekspozitë personale, Halle dhe Berlin 1995.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |