Kishën Ortodokse qiriu është shprehje e gjerë e një ofrimi personal drejtuar Perëndisë, shenjtorëve dhe Kishës. Ai ndizet si shenjë nderimi, si shfaqje e gëzimit dhe hidhërimit shpirtëror, simbol i gëzimit dhe fitores së Kishës, si shprehje dhe fuqizim i lutjes.

Qiriu lidhet vazhdimisht me simbolin e dritës. Kështu ai bëhet edhe tregues i shprestarisë së besimtarëve. Ai ndizet para ikonësKrishtit, Virgjëreshës Mari ose shenjtorëve, si dhe para ikonës së shenjtorit, emrin e të cilit mban kisha. Për këtë arsye, në hyrje të çdo kishe ortodokse janë të vendosura qirimbajtëse.

Ashtu si qiriri shkrin dhe njëkohësisht ndriçon, kështu edhe të krishterët thirren të “shkrijnë e të ndriçojnë” veten, për hir të Perëndisë.

Ai ndizet si për lutje për shpëtimin e shpirtrave të të gjallëve, ashtu edhe të atyre që kanë ndërruar jetë.

Qirinj të ndezur mbahen si nga klerikët ashtu edhe nga besimtarët, gjatë mistereve dhe shërbesave si: pagëzimi, martesa, varrimi, përkujtimorja, procesioni i Epitafit të së Premtes së Madhe dhe Ngjalljes të së Dielës së Pashkës etj., si dhe gjatë shërbesave të tjera për të mirën e personave të caktuar ose në përgjigje të rrethanave komunitare.

Lidhur me këtë temë, Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë, shpjegon se arsyet përse të krishterët ndezin qirinj janë si më poshtë:

- Për lavdinë e Perëndisë, i Cili është drita e vetme e vërtetë që ndriçon çdo njeri.

- Për zhdukjen e errësirës së natës dhe për ngushëllimin nga frika e errësirës.

- Që të tregojnë se kanë gëzim në shpirt.

- Për të nderuar shenjtorët dhe dëshmorët, duke imituar të krishterët e hershëm që ndiznin qirinj mbi varret e martirëve.

- Për veprat e mira, ashtu siç thuhet në Bibël : “kështu le të ndrisë drita juaj përpara njerëzve, që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin e tyre që është në qiejt”.[1]

- Për lutje që të falen mëkatet e atyre që ndezin qirinj dhe të atyre për të cilët i ndezin.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Mateu 5:16".
  2. ^ "Qiriu". Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 16 janar 2020.

Shiko edhe

Redakto

Kisha Ortodokse