Qukapiku i gjelbër
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Qukapiku i gjelbër | |
---|---|
Femer | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | P. viridis
|
Emri binomial | |
Picus viridis Linnaeus, 1758
|
Gjatësia
Redakto31-33 cm, krahët e hapur: 40-42 cm.
Përshkrimi
RedaktoFluturon vrullshëm dhe papritur nga toka në një grumbull drurësh ose nga një fole milingonash në një livadh. Pjesa e pasme është ngjyrë e verdhë e shndritshme, kurse pjesa e sipërme e kurrizit ngjyrë jeshile. Ky qukapik njihet nga kurora e kuqe dhe fluturimet në formën e valëve. Edhe pse zakonisht takohet në pemë, mund të ndeshet shpesh edhe në tokë. Kur është në pemë, edhe nëse është duke kënduar, është e vështirë t’i gjesh vendndodhjen, ngaqë qëndron palëvizur në degë midis gjetheve. Të vegjlit kanë njolla të zeza në qafën dhe kraharorin me ngjyrë të bardhë.
Përhapja dhe habitati
RedaktoJetojnë në pyje të hapur gjethegjerë dhe në parqe, më rallë edhe në pyje halore dhe në pyje të dendur.
Riprodhimi
RedaktoFoletë i vendos në zgavrat e trungjeve të pemëve. Femra lëshon 5-7 vezë që i ngroh për 15-17 ditë. Të vegjlit fluturojnë pas tre javësh.
Ushqimi
RedaktoKryesisht larvat, milingonat, ose insektet që i kapin duke hapur vrima në dru.
Zëri
RedaktoI fortë dhe i qartë, me gërvishtje hundore të tipit ”kju kju kju kjukjukju” ose një “kjukjukjukju” më e mprehtë.