Qyteti i Arteve dhe Shkencave (Spanjisht: Ciudad de las Artes y las Ciencias) është një kompleks kulturor dhe arkitektonik i bazuar për argëtim në qytetin e Valencias, Spanjë. Ai është destinacioni më i rëndësishëm turistik modern në qytetin e Valencias dhe një prej më të rëndësishme në Spanjë.

L'Hemisfèric
Pamje nga hapja e L'Hemisfèric
L'Oceanogràfic

Qyteti i Arteve dhe Shkencave është i vendosur në fund të ish shtratit të lumit Turia, të cilit ja lëvizën shtratin dhe e ridrejtuan për shkak të përmbytjeve në vitin 1957. Shtrati i lumit i vjetër u shndërrua në një park piktoresk.

I projektuar nga Santiago Calatrava dhe Félix Candela, projektit iu nënshtrua fazat e parë e ndërtimit në korrik 1996, dhe "qyteti" i përfunduar u inaugurua më 16 prill, 1998 me hapje e L'Hemisfèric. Komponentët e fundit të Qytetit të Arteve dhe Shkencave, El Palau de les Arts Reina Sofia, u prezantua më 9 tetor, 2005, Ditën e Komunitetit të Valencias.

Ndërtesat

Redakto

Historia

Redakto

Polemika financiare

Redakto
Kompleksi gjithashtu është bërë një simbol i shpenzimeve të shthurura, keqmenaxhimit dhe humbjeve financiare, për shkak të tejkalimit të mëdha të kostos dhe një barrë të madhe të borxhit me të cilën rajoni është duke u përballur.[1][2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Calatrava's Valencia Project Attracts the Ire of Spanish Politicians - Businessweek". Business Week. 2012-06-01. Marrë më 2013-02-16. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Activists Offer Protest Tour Of Spain's Modern Ruins : NPR". NPR. 2013-02-16. Marrë më 2013-02-16. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto