Raca Balusha
Raca Balusha emrin e ka marrë sepse ka kokë të zezë dhe të mbuluar me lesh të zi, ndërsa, pjesa tjetër e trupit dhe e këmbëve e mbuluar me lesh të bardhë. [1]
Karakteristikat
RedaktoRaca Balusha karakterizohet me madhësi mesatare, femrat pa brirë ndërsa meshkujt me brirë. Laktacioni te kjo dele zgjatë deri 250 ditë dhe kanë prodhimtari nga 200-250 litra qumësht, me 6.8% yndyrë. Delet e racës Balusha kanë lartësi të xhidavisë rreth 62 cm, masë trupore mesatare rreth 42 kg (me variacione prej 30-60 kg), kurse deshtë kanë lartësi të xhidavisë rreth 70 cm dhe masë trupore mesatare prej 55-85 kg. Pjelloria e kësaj race arrin rreth 105 %. Llogaritet si njëra ndër xhufkat më qumështore në vend, me 100 l qumësht për 6 muaj, kurse janë regjistruar krerët që mund të japin edhe deri 2 kg qumësht në ditë. Supozohet që Balusha është varietet i deleve të Racës Bardhoka.
Është punuar në kryqëzimin e Bardhokes me delen e Frizisë, por për shkak të aklimatizimit të dobët kjo punë ka ngelë pa rezultat dhe gjithashtu edhe aksioni i kryqezimit me merinizim nuk ka pasur sukses.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Prof.as. Dr. Xhevdet Bashllari & Zootek. Atif Dema: Delja “Balusha” e Kosovës në Lezhë. DRINI Arkivuar 3 shtator 2018 tek Wayback Machine (Botim për Bujqësinë, Pyjet dhe Zhvillimin Rural), Bashkia Lezhë, Dhjetor 2016, fq. 8 - 9.
- ^ A i keni ditur këto veçori të deles, http://www.kosova-sot.info
Lidhje të jashtme
Redakto- Blegtoria e veçante, Niveli II, MASHT Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine, Prishtinë, 2013