Radhitja
Radhitja është fazë e punës në prodhimtarinë grafike, ku teksti nga dorëshkrimi radhitet në bazë të kërkesës së teknologjisë së shtypit. Radhitja mund të bëhet me radhitje me plumb (me dorë dhe me makinë) për tiposhtyp; me radhitje të shkruar për shtyp me geshtetner; me fotoradhitje dhe radhitje me kompjuter për teknikat tjera të shtypit. Punimi i radhitjes kërkon njohje të gjërave elementare nga tipografia dhe formësimi i radhitjes. Dihet se çdo prodhim grafik i ka specifikat e veta të radhitjes dhe duhet të jetë në përputhje të plotë me rregullat e njohura në prodhimtarinë grafike.
Radhitja me plumb
RedaktoRadhitja me plumb është njëra nga format më të vjetra të radhitjes së dorëshkrimeve. Përbëhet nga radhitja me dorë dhe radhitja me makinë. Termi radhitje nga plumbi është i përbashkët për radhitjen me dorë dhe me makinë. Kjo radhitje përbëhet nga renditja e shkronjave një nga një në rreshta (radhitja me dorë) dhe radhitja në rreshta (radhitja me makinë). Prodhimi që fitohet nga radhitja me plumb është forma e shtypit për teknikën e shtypi të lartë në tiposhtyp – forma e drejtë, stereotipi – forma gjysëmcilindrike, si dhe mundësia pas shtyit të kopjes së parë në kthim për teknika tjera të shtypit. Procesi teknik i radhitjes nga plumbi përbëhet nga këto faza: a) radhitja e rreshtit në gjatësi të caktuar, b) korrektura e radhitjes dhe c) faqosja e radhitjes. Pas përdorimit (shtypjes) së tekstit të radhitur, te radhitja me dorë bëhet kthimi nëpër dollapët e mëparshëm të shkronjave për radhitje të sërishme, kurse nga radhitja me makinë (linotype, monotype), rreshtat e përdorur shkrihen dhe plumbi përsëri përdoret për radhitje.
Radhitja e shkruar
RedaktoNjëra ndër mënyrat e radhitjes të përdorura shumë sidomos në pjesën e dytë të shekullit të kaluar është radhitja e shkruar, e cila me makina radhitëse speciale, në formë të origjinalit refleks, në foli nga poliesteri apo në foli letre, e cila shërben edhe si formë shtypëse për shtypin e rrafshët. Origjinali refleks në foli të letrës apo të poliesterit mund të shërbejë si model kopjues dhe formë e shtypit për ofset, e sidomos për ofset të formateve të vogla. Bartësi i shkrimit tipografik i shenjës së shkronjave te radhitja e shkruar është i ndryshueshëm për madhësi të ndryshme të shkrimeve, prandaj, në krahasim me radhitjet e tjera, është me kualitet më të ulët, mirëpo është shumë ekonomik dhe i përshtatshëm për shumëzim të shpejtë të ndonjë materiali informativ. Radhitja e shkruar është zhvilluar paralel me zhvillimin e makinave të ofsetit të formatit të vogël. Prodhuesit më të njohur të këtyre makinave janë: makinat IBM, Veritajper, Oliveti, Hermes etj. Njësia matëse te radhitja e shkruar është e ashtuquajtura pajk ose sistemi point, ku një pajk (pica) i ka 12 pika – të pointit, ndërsa vlera e saj është 0,938 cic. (1 pikë – point përfshin 0,351 mm). Sot radhitja e shkruar konsiderohet se është jashtë përdorimit, përveç në raste të veçanta.
Fotoradhitja
RedaktoFotoradhitja është metodë e radhitjes, me rrugë fotografike, me ndihmën e sistemeve fotoradhitëse. Kjo metodë e radhitjes filloi të përdorej pas viteve 50-të të shekullit të kaluar. Në Kosovë për herë të parë u përdor për radhitjen e gazetës Rilindja në vitin 1976, e më vonë edhe për gazeta të tjera. Teknologjia dhe teknika e fotoradhitjes në në këtë periudhë arriti shkallë të lartë zhvillimi. Mirëpo në rrugë ishte metoda e re radhitjes (radhitja kompjuterike), pa përdorimin e fotmaterialit, nga e cila filloi tërhjekja graduale nga përdorimi i fotoradhitjes. Vetë termi fotoradhitje tregon mënyrën e radhitjes së tekstit me rrugë fotografike, e kjo do të thotë se me ndikimin e rrezeve të dritës, në formë të shkronjave të shkrimit i ndryshojnë vetitë e e shtresës fotoreaguese në fotomaterial. Pra, krijohet fotografia latente (e padukshme) e shkronjave, të cilat me përpunim të fotomaterialit në faza të mëvonshme, përfitohen të dukshme. Prodhimi i përfituar nga fotoradhitja në fotoletër apo në film mund të përdoret për punimin e modeleve kopjuese për teknikat e shtypit. Procesi teknologjik i përfitimit të fotografisë së shkronjave dallon nga procesi fotografik i ndriçimit dhe të përpunimit të fotomaterialit në reprofotografi. Ndryshimet janë në burime të dritës, në teknologji dhe në specifikat e materialit me të cilat punohet. Ndriçimi në fotoradhitje bëhet shenjë për shenjë në mjetin me material për bartjen e shkrimit. Pa marrë para sysh se a bëhet fjalë për ndriçim shkronjë për shkronjë, ekspozicioni duhet të jetë i shkurtër apo burimi i dritës me fuqi më të fortë, kurse koha e ndriçimit sa më e shkurtër. Për një cilësi sa më të lartë të shkrimit është e domosdoshme që fotomateriali të jetë maksimalisht i ndieshëm
Radhitja me kompjuter
RedaktoMe zhvillimin e teknologjisë dhe të elektronikës, në industrinë grafike në përgjithësi e në procesin e radhitjes në veçanti u bënë përparime të mëdha. Kompjuteri, edhe pse ishte në përdorim edhe më parë, në veprimtarinë grafike për radhitje u përdor në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të shekullit të kaluar i cili e shënoi edhe përfundimisht fundin e fotoradhitjes. Mënyra më e re ofron mundësi shumë më të mëdha për radhitje në mënyra të ndryshme, shpenzimet janë minimale dhe problemi i korrekturës i cili më parë në fotoradhitje ishte si e metë, te radhitja kompjuterike është plotësisht e zgjidhur. Edhe pse kompjuterët janë bashkohorë ata kanë një histori zhvillimi. Matematiciani anglez para më shumë 150 vjetësh e zbuloi kompjuterin e parë në të cilin mund të programohej. Mirëpo si fillim i hovshëm merret viti 1946 kur u zbulua makina e parë elektronike (me afër 18 000 gypa elektronikë) me emrin ENIAC. Ajo zinte një spërfaqe të madhe deri në 30 m² dhe harxhonte rrymë elektrike gati sa një fshat mesatar. Pastaj zhvillimi vazhdoi më tutje me zbulimin e tranistorëve të cilët i zëvendësuan gypat elektronikë. Kulmi arriti me zbulimin e qarqeve integruese (çipit) me të cilën filloi koha e re e ajo është e kompjuterëve personalë. Çdo lëmi e punës e poaqërisht në veprimtarinë grafike lidhet me shfrytëzimin e kompjuterit, prandaj aftësimi për punë në kompjuter, sot është domosdoshmëri.