Radio Vicianum

Radiostacion në Kosovë

Radio Vicianum është radiostacion lokal, privat dhe i pavarur me seli në Vushtrri që operon në frekuencat 105.7 Mhz FM. [1] [2]

Stema e Radio Vicianum
Studio e Radios Vicianum

Historiku

Redakto

Radio Vicianum është themeluar më 14 shtator të vitit 2000, në kohën e pas luftës, kur Kosova ishte e administruar nga misioni ndërkombëtar UNMIK. Me ndihmen dhe donacionet nga USAID [3] dhe IREX [4] filloi punën Radio Vicianum në Vushtrri. Themelues dhe pronar është Qamil Sahiti, i cili gjatë Qeverisjes së Përkohshme në Kosovë ishte edhe Drejtor i Qendrës së Kulturës në Vushtrri. Radio Vicianum filloj punën në frekuencat 100.8 MHz FM, frekuencë e dhënë nga Komisioni i Përkohshëm për Media.[5] Pas një viti të gjitha frekuencat në Kosovë u azhurnuan dhe Radios Vicianum iu dha frekuenca 105.7 MHz FM. Kjo frekuencë është e përhershme për Radion Vicianum, dhe për këto frekuenca tani kujdeset Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës.

Radio Vicianum ka bashkëpunim të mirë edhe me disa radiostacione tjera prej të cilave vlen të përmendet bashkëpunimi me radiostacionin simotër nga diaspora Radio Viciana.[6]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Mediet lokale ankohen për taksën e licencës". Instituti i Medias i Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
  2. ^ "Lirimi nga tarifa vjetore për licencë të KPM-së për vitin 2020 (Figuruesit e Shërbimeve)" (PDF). Koha.net. 19 maj 2020. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 nëntor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
  3. ^ USAID
  4. ^ IREX
  5. ^ "Komisioni i Pavarur i Mediave (Vendim)" (PDF). KPM-IMC. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
  6. ^ https://www.radioviciana.com/

Lidhje të jashtme

Redakto