Raiden Fighters (në shqip Luftëtarët Raiden - ライデンファイターズ Raiden Faitāzu) është një lojë arcade shoot ‘em up (shooter në planin vertikal) e vitit 1996, zhvilluar dhe publikuar nga Seibu Kaihatsu. Raiden Fighters është pjesë e serive të lojrave Raiden. Si e para në llojin e vet brenda kuadrit të serive origjinale, RF do të ndiqej nga Raiden Fighters 2: Operation Hell Dive dhe më pas akoma nga Raiden Fighters Jet.

Raiden Fighters
Logo e Raiden Fighters.
Titulli Raiden Fighters
Titulli Alternativ Luftëtarët Raiden
Zhvilluesi Seibu Kaihatsu
Publikuesi Seibu Kaihatsu
Platforma / Konzola Arcade
Lloji i lojës
Shoot ‘em up (shooter në planin vertikal)
Publikuar
Lojtarët
2
Për moshen
Të gjitha
Formati
Arcade Box
Ekrani
Arcade: Seibu SPI System
Kontrolli Joystick 8 drejtimëshe
Sistemi
Arcade


Raiden Fighters është përfshirë në publikimin Raiden Fighters Aces.

Historia

Redakto
Artikulli kryesor: Raiden Fighters 2

Historia e RF nuk bëhet e qartë deri në serinë e dytë RF2ODH. Presupozohet se luftëtarët në fjalë ndesheshin me forcat e një diktatori të fuqishëm dhe mizor. Mbas humbjes së tij në RF, supozohet se një qeveri e re është formuar pas fitores së parë, që i duhet edhe një herë të ndeshet me forcat guerrilase të mbetura akoma në terren.

Loja ka shtatë nivele në total të përpjestuara në misione, ku misionet e para janë zgjidhen gjithmonë në mënyrë të rastësishme nga kompjuteri. Sipas GameFaqs, në kodet dhe hilet e lojës RF, lojtari mund ta specifikojë vetë nivelin që dëshiron që të luajë të parin.

Lojtari mund të zgjedhë midis pesë avionëve të zakonshëm dhe avionëve të tjerë që mund të merren vetëm me një stil të caktuar (mund të luhet deri në dy lojtarë). Çdo avion ka vecoritë e tij; ndryshojnë kryesisht fuqia e armës dhe shpejtësia.

Avionët kanë veçoritë e tyre dhe reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj përmirësimit të armëve. Loja ka gjithsej dy butona me tre funksione gjithsej: gjuajtja (arma bazë e cila mund të përmirësohet gjatë lojës), bomba (armë speciale e limituar që eliminon çdo rrezik dhe shkakton dëme ndaj armiqve në rreze) dhe karikimi (duke mbajtur shtypur butonin e gjuajtjes avioni karikon një gjuajtje speciale, bën përjashtim Raiden mk-II). Avionët mund të forcohen akoma më shumë me anë të katrorëve M (raketa) dhe L (lazer). Ndërsa katrorët S i bashkëngjisin avionit kryesor një ndihmës dhe katrorët B shtojnë numrin e bombave.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto