Raiden Fighters 2

This is the stable version, checked on 26 gusht 2024. 1 pending change awaits review.


Raiden Fighters 2: Operation Hell Dive (në shqip Luftëtarët Raiden 2: Operacioni Zhytje në Ferr - ライデンファイターズ2 Raiden Faitāzu Tsū) është një lojë arcade e llojit Shoot ‘em up (scrolling shooter), zhvilluar dhe publikuar nga Seibu Kaihatsu në vitin 1997 si pjesë e serive Raiden. Raiden Fighters 2 është seria e dytë në serinë e lojrave Raiden Fighters dhe seria e shtatë në serinë e lojrave Raiden.

Raiden mk-II në aksion.
Logo e Raiden Fighters 2: Operation Hell Dive.
Pamje nga loja; duke mbajtur shtypur butonin e gjuajtjes avioni karikon një gjuajtje speciale

Pas publikimit RF2OHD, Raiden Fighters Jet u publikua nga e njëjta kompani. Një klon i lojës nën emrin Raiden Fighters 2: 2000 Operation Hell Dive u publikua pak kohë më vonë. Kloni operonte në një shpejtësi më të lartë por kishte të meta për sa i përket muzikës.

Muzika tekno e lojës është kompozuar nga Go Satoh. Loja bën gjithashtu pjesë në lojën për konzolat më të avancuara Raiden Fighters Aces.

Historia

Redakto

Si shumica e lojërave shoot ‘em up historia është sipërfaqësore dhe pak ndikon në lojën. Materiali i mëposhtëm është marrë nga vetë loja:

Katër vjet pasi ushtria e diktatorit u mposht, forcat e mbetura guerrilase u mblodhën sërish nën një diktator tjetër për të ndërtuar një komb të ri me qëllimin për të filluar sulmet ndaj forcave për të cilët ndeshen Raiden-at. Forcat e reja qeveritare kanë përmirësuar luftëtarët bombardues dhe urdhërojnë një mision special duke përdorur armët më të fundit. Në se luftëtari Raiden përfundon me sukses misionin kjo do të favorizojë trupat e qeverisë së re. Ky mision i kërkuar do të quhet: “Zhytje në Ferr.”

Lojtari (mund të luhet deri në dy lojtarë) mund të zgjedhë midis 10 avionëve Raiden dhe avionë të tjerë të fshehtë. Avionët kanë veçoritë e tyre dhe reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj përmirësimit të armëve. Loja ka gjithsej dy butona me tre funksione gjithsej: gjuajtja (arma bazë e cila mund të përmirësohet gjatë lojës), bomba (armë speciale e limituar që eliminon çdo rrezik dhe shkakton dëme ndaj armiqve në rreze) dhe karikimi (duke mbajtur shtypur butonin e gjuajtjes avioni karikon një gjuajtje speciale, bën përjashtim Raiden mk-II).

Avionët mund të forcohen akoma më shumë me anë të katrorëve M (raketa) dhe L (lazer)(kjo sipas formulës së vjetër të lojrave Raiden). Ndërsa katrorët S i bashkëngjisin avionit kryesor një ndihmës dhe katrorët B shtojnë numrin e bombave. Ashtu si në lojërat e mëparshme të këtij titulli, edhe në RF2OHD mundësohet Hybrid Attack që është sulmi i kombinuar i karikimit midis dy lojtarëve.

Me anë të Luftëtarëve Raiden, lojtari duhet të cajë midis tre misioneve të ndryshme. Misioni i parë i (i ndarë në tre nivele) ka karakter mbrojtës, misioni i dytë (i ndarë gjithashtu në tre nivele) ka karakter ofensiv ndaërsa në misionin e tretë (i përbërë vetëm nga një nivel) lojtari duhet të shkatërrojë një armë për të cilën nuk ekzistojnë informacione.

Avionët

Redakto

Loja paraqet 10 avionë të ndryshëm me karakteristikat e tyre të veçanta. Avionët zakonisht kanë lidhje me avionët në lojrat e mëparshme Raiden por disa prej tyre dalin në pah për herë të parë vetëm në këtë lojë; të njëjtët avionë janë të disponueshëm edhe në Raiden Fighters Jet. Përveç avionëve bazë, ekzistojnë edhe avionë të tjerë të cilët mund të zgjidhen në mënyrë të veçantë.

  • 1. Aegis IV
  • 2. Beast Wing
  • 3. Chaser 2000
  • 4. Death Header
  • 5. Ersaser
  • 6. Flaying Ray
  • 7. Grifin
  • 8. Hell Diver
  • 9. Raiden mk-II
  • 10.Judge Spear

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto