Ramadan Mehmeti
Ramadan Mehmeti shkrimtar shqiptar, ka lindur më 20 shtator 1948 në Livoç të Poshtëm të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ku edhe studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Me shkrime letrare merret që nga bankat e shkollës fillore. Është bashkëpunëtor i të gjitha gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe. Shkrimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhët serbe dhe boshnjake dhe është nderuar me shumë çmime letrare. Është editor i shtëpisë botuese Rozafa dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.
- Vëllime poetike
Jeta pa titull, poezi, Prishtinë, 1977,
Koncerti i heshtjes, Prishtinë, 1987,
Loja e ruletit, Prishtinë, 1994,
Requiem për Mirko Gashin, Prishtinë, 1997,
Ti je e vogël, Prishtinë, 1997,
Ringjallja, Prishtinë 1998,
Fusha e korbave, Prishtinë, 2000,
Te guri i atdheut, Prishtinë, 2000,
Zemrat bëhen ura, Prishtinë, 2002,
Brigje shpirti, Prishtinë, 2004,
Mëkate të zgjuara, Prishtinë, 2004,
Testamenti i gjyshit, Prishtinë, 2006,
Loja e ruletit, Prishtinë, 2006,
Te guri i atdheut, Prishtinë, 2006,
Kur pikëllohen zogjtë, Prishtinë, 2007,
Drama: Ura e Maskatarit, Prishtinë, 2007,
Poshtërim i ndjenjës, Tiranë, 2007,
Bekimi i gjurmëve, libër i poezisë së përzgjedhur nga Anton N. Berisha, Prishtinë, 2008