Rami Rexhepi

This is the stable version, checked on 28 shtator 2017. 1 pending change awaits review.


Rami Rexhepi, lindi në vitin 1961 në fshatin Sellcë, komuna e Tetovës, politolog dhe aktualisht Ambasador i Republikës se MaqedonisëSarajevë, Bosnje dhe Hercegovine.

Biografia

Redakto

Është diplomat karriere, para se të marrë detyrën e Ambasadorit në Sarajevë, ka shërbyer edhe si konsull i Republikës së Maqedonisë në Budapest, Republika e Hungarisë dhe më vonë, këshilltar dhe zëvendës ambasador i Republikës së Maqedonisë në Pragë, Republika Çeke. Ka punuar si këshilltar në Ministrinë e punës dhe politikës sociale të Republikës së Maqedonisë dhe më vonë kalon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë në cilësinë e këshilltarit të ministrisë.

Para se të filloj dhe kryej studimet ai kreu me sukses të shkëlqyeshëm shkollën fillore në Sellce të Tetovës pranë shkollës fillore "Rilindja" ndërsa shkollën e mesme Gjimnazin e kreu gjithashtu me sukses të shkëlqyeshëm në Tetovë.

Studimet për politologji i kreu në Universitetin e Beogradit në vitin 1982-1987, ndërsa në vitin 2000 i vazhdoi studimet për master pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, ndersa ne vitin 2011 ne fakultetin Juridik prane Universitetit te Travnikut mbrojti me sukses tezen e magjistratures dhe aktualisht eshte doktorant prane te njejtit Universitet. Aktualisht është duke kryer detyrën e ambasadorit në Sarajeve, Bosnje dhe Hercegovine. Detyrën e ambasadorit e ka marrë nga fillimi i muajit janar 2010 dhe me sukses e realizon.

Pervec gjuhes ametare shqiper rrjedhshem flet gjuhet: Serbo/kroate,Boshnjake, Angleze dhe Italiane.

I martuar dhe baba i tre femijeve.