Ramiz Merko
Ramiz Merko (i lindur në vitin më 12 Prill 1957 në Strugë) është një politikan shqiptar i Maqedonisë në rradhët e BDI-së.
Merko ka qenë kryetari i komunës së Strugës gjatë periudhës 2005-2013 dhe ka qenë deputet në Asamblenë e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës 2014-2016.
Në 2017, ai u zgjodh ministër pa portofol në qeverinë e Zoran Zaevit sid dhe në të njëjtën kohë shërbeu si president i degës së BDI-së në Strugë. Ndërkohë që ishte profesor në Universitetin e Strugës, inspektoriati shtetëror i edukimit përcaktoi se ai po punonte me një doktoratë të pavlefshme por nuk ngriti kallëzim penal ndaj tij.
Në zgjedhjet lokale të 2017-ës, ai mposhti kundërshtarin e tij nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Selën, duke u bërë kryebashkiak i Strugës për herë të tretë.