Rea (greqisht: Ῥέα, Latin: Rhea ose Ops) - gruaja e Titanit Kron, nëna e hyjneshave Hestia, Demetra dhe Hera dhe e zotërave Had, Poseidon dhe e zotit suprem, Zeusi.

Rhea (or Cybele), after a marble, 1888.
Rhea rides on a lion, Pergamon Altar, Pergamon Museum, Berlin.
In the dry stone Cyclopean masonry of the Lion Gate of the Mycenae acropolis, the pillar flanked by lions represents the deity.

Rea rrjedh prej të njëjtëve prindë sikurse edhe burri i saj, Kroni. I ati i saj ishte zoti i qiellit, Urani, ndërsa e ëma, Gea, hyjnesha e tokës. Nuk u gëzua fort për fëmijët e vet as që kënaqej me ta, sidomos jo në kohën kur Kroni ishte sundimtar i gjithësisë. Në të vërtetë, bashkëshorti i saj, posa lindin, secilin pa marrë parasysh se kend, i gëlltiste. Kjo ishte mënyra më e rnirë për ta penguar kryengritjen eventuale kundër tij. Në të vërtetë edhe vetë ishte ngritur kundër babait të vet dhe e rrëzoi nga pushteti, prandaj me të drejtë frikësohej se edhe djemt e tij do ta ndjekin këtë shembull. Kështu pesë i kishte futur në barkun e vet dhe përgatitej që ta përbinte edhe të gjashtin që Rea e priste për ta lindur. Por kjo nuk ndodhi: Rea u këshilua me nënën e vet Genë dhe tinëzisht shkoi në Kretë, ku në shpellën e thellë të malit Diktis e lindi të birin, të cilin e pagëzoi me emrin Zeus. Kronit ia tregoi një gur të gjatë, të mbështjellë në mënela, të cilin e përbiu së bashku me shpërgaj, ndërsa Zeusi në Kretë rritej i qetë nën mbrojtjen e nimfave Adrastës e Idës dhe të demonëve Kuretë. Kur u rrit, frika e Kronit u plotësua: Zeusi u ngrit kundër tij, e detyroi që nga barku i vet t'i kthejë të gjithë fëmijët e gëlltitur dhe pas luftës së ashpër dhjetëvjeçare e mori pushtetin në duar të veta. Rea e fitoi satisfaksionin: Zeusi u bë zot suprem dhe sunduies i qiellit dhe i tokës. Hyjnesha të pushtetshme u benë edhe bijat e saj, Hera, Demetra dhe Hestia.

Ndonëse Rea ishte e ëma e zotit suprem, grekët nuk i shprehnin ndonjë resspekt të posaçëm. Poashtu nuk është konstatuar me siguri se a ka pasur tempujt të ngritur për nderë tësaj. Më vonë, nën ndikimn e kulteve lindore, e kanë njësuar me Kibelën, hyjneshën e Azisë së Vogël. Romakët e kanë adhuruar me emrin Rea ose Ops dhe më vonë me të u shkri me Kibelën. Në fillim e kanë konsideruar grua të Saturnit, zotit të mbjelljeve, të bujqësisë dhe të vreshtarisë. Kur Saturni u njësua me Kronin grek, Opsa u njësua me gruan e tij, Rean, kurse emri i saj e fitoi trajtën gjegjëse latine, Rhea.

Përveç hyjneshës Rea nga mitet romake dimë edhe për priftëreshën Rea. Me Heraklin ka pasur djalin, Aventin, i cili u bë mbret në Alba.

Rean greke e njohim nga një numër i pakët i pikturave në vaza, nga relievet dhe skulpturat më të vogla. Paraqitja më e famshme figurative e saj sot është nga frizi jugor i elterit të Zeusit nga Pergami (e vitit 180-160 para e.s., sot në Muzeun Shtetëror të Berlinit Lindor).

Emrin e hyjneshës Rea, që shumë shpesh e gjejmë në skulptura me vlera mesatare, e mban edhe njëra prej satelitëve të Saturnit. Në saje të astronomëve mbeti kështu në qiell në shoqërinë e burrit të vet edhe pas zhdukjes së qiellit të miteve antike.

Mali Diktis, në të cilin Rea e gjet strehimin duke ikur prej Kronit, gjendet në pjesën lindore të Kretës, mbi fshatin Psikro (Psychro). Shpella ka shumë etazhe, hyrjen e ngushtë dhe është tejet e gjerë. Çdo vjet me mijëra turistë nga gjithë bota vijnë për ta vizituar vendlindjen e Zeusit si dhe për arsye se shikimi nga mali Diktis, i cili ngritet mbi sipërfaqen e detit në lartësi prej 2000 m. vërtet është aq i bukur sa që i tejkalon të gjitha parafytyrimet. Kjo vlen edhe per malin Ida, në pjesën qendrore të Kretës, që ishte vendqendrimi i dashur i Zeusit. Në shpellën e atjeshme janë gjetur mbeturinat e begatshme arkeologjike të kohës mitologjike.