Rebecca Harms
Rebecca Harms (lindur në 7 dhjetor 1956) është një politikane gjermane dhe pjesëtare e Parlamentit Europian nga Gjermania. Ajo është gjithashtu pjesë e Aleancës së të Gjelbërve, pjesë e Partisë Europiane të Gjelbërt. Nga viti 2010 deri në 2016 ajo ka gëzuar pozicionin e presidentes për grupimin politik të të gjelbërve në Parlamentin Europian. Që prej fillimit të 2017, ajo është kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare “Euronest”, e cila ka në fokus relatat me Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Jeta e hershme dhe edukimi
RedaktoHarms lindi në një familje tradicionale të klasës punëtore,[1] dhe u rrit në një fshat pranë Uelzen në Lower Saxony. Ajo përfundoi gjimnazin në 1975 dhe nisi stazhin në degën e botanikës për disa vite.[2] Gjatë kësaj periudhe ajo u bashkua me persona të ngjashëm në interesa me të, duke u shpërngulur në një fermë të braktisur në distriktin e Lüchow-Dannenberg në kooperativën lokale organike të fermerëve.[3]
Karriera politike
RedaktoNë vitet në vazhdim Harms u bë aktive në lëvizjen anti-nukleare si dhe nisi studimet në universitet. Në 1984 Undine-Uta Bloch von Blottnitz e punësoi atë si këshilluese pasi u emërua në Parlamentin Europian. Ajo u rikthye në shtëpinë e saj në 1988 për të punuar si menaxhere për në kooperativën “Wendland Film”, duke prodhuar përpos filmave, edhe shumë dokumentarë me fokus lëvizjen protestuese anti-nukleare në Gjermani.[4]
Nga 1994 deri në 2004 Harms ishte pjesë e Landtag of Lower Saxony. Nga 1998 ajo shërbeu si kryetare e partisë së saj në nivel shtetëror. Që prej asaj kohe ajo ka qenë pjesëtare e Parteirat, trupi federal i Partisë së Gjelbërt në Gjermani.
Pjesëtare e Parlamentit Europian, 2004-e tashmja
RedaktoNë 2004 Harms ishte kandidatja më favorite për Aleancën e të Gjelbërve në zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe në 2009 ajo u zgjodh sërish për të garuar për parlamentin. Përpara zgjedhjeve të 2014, ajo humbi mundësinë kundrejt deputetes europarlamentare Ska Keller për të udhëhequr fushatën e të gjelbërve europianë së bashku me Jose Bové. Gjithsesi ajo arriti të udhëheqi Partinë e Gjelbërt Gjermane në fushatën elektorale.[5]
Në mandatin e saj të parë, Harms ishte pjesë e Komitetit për Industrinë, Energjinë dhe kërkimin shkencor. Midis 2007 dhe 2009 ajo shërbeu si zëvendës kryetare për komitetin e përkohshëm të Ndryshimit Klimatik, gjithashtu ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian në Konferencën e OKB për Ndryshimin Klimatik të vitit 2007 në Bali [6]si dhe në Konferencën e OKB për Ndryshimin Klimatik në Poznan në 2008.[7]
Harms udhëhoqi Aleancën e të Gjelbërve në Parlamentin Europian nga viti 2009, fillimisht pranë Daniel Cohn-Bendit dhe më vonë pranë Philipe Lamberts (2014-2016).
Harms ka shërbyer si delegate e Partisë së Gjelbërt për Konventën Federale për emërimin e Presidentit të Gjermanisë nga 2004 deri në 2012.
Në tetor 2016 Harms bëri me dije se do të jepte dorëheqjen nga pozicioni i bashkëkryetares së Aleancës së të Gjelbërve Europianë. Që prej 2017 ajo gëzon pozicionin e kryetares së delegacionit të Asamblesë Parlamentare Euronest, si dhe pjesëtare e Konferecës së Kryetarëve të Delegacionit.
Pozicionimi politik
RedaktoEnergjia Nukleare
RedaktoDuke jetuar në rajonin e Wendland i cili u bë i njohur kombëtarisht për landfillin e mbeturinave atomike Gorleben, Harms u vetë-deklarua si kundërshtuese e energjisë nukleare. [8]Në 2006 ajo bashkëpunoi me dy shkencëtarë për një raport alternativ, të titulluar TORCH, për të hedhur poshtë projektin e shumëdiskutuar nga IAEA në lidhje me katastrofën e Çernobilit. Ajo ka qenë shumë vokale duke kritikuar investimin nga BE për projektin eksperimental të Reaktorit Ndërkombëtar Termonuklear një investim që sipas Harms duhet të investohej për kërkimin shkencor rreth energjive të rinovueshme. Pas takimit të lidërve europianë në 2011 ku u vendos se reaktorët nuklearë në 27 shtete anëtare do ti nënshtroheshin një testi sigurie, Harms kritikoi iniciativën duke u shprehur se këto teste u programuan me pretendimin për të vlerësuar riskun e energjisë nukleare, por në të vërtetë janë iniciativa për të fituar terren për energjinë nukleare.
Mbi përgjimin masiv nga NSA
RedaktoPas raportimit nga revista gjermane Der Spiegel në 2013 se agjensitë e inteligjencës amerikane kishin monitoruar zyrat e Bashkimit Europian në Nju-Jork dhe në Washington, Harms kërkoi ngritjen e një komiteti special për investigmin e akuzave dhe anullimin e marrëveshjeve ekzistente midis BE dhe SHBA, specifikisht për informacionin lidhur me transaksionet bankare dhe kalimet në vijën ajrore.
Burimet
Redakto- ^ Constant Brand (July 14, 2010), Grown-up anarchist European Voice.
- ^ Biography in German
- ^ Constant Brand (July 14, 2010), Grown-up anarchist European Voice.
- ^ Constant Brand (July 14, 2010), Grown-up anarchist European Voice.
- ^ Gabriele Steinhauser (January 29, 2014), European Greens Tap Lead Candidates for May Elections Wall Street Journal.
- ^ Simon Taylor (November 21, 2007), Bali-bound MEPs European Voice.
- ^ Jennifer Rankin (November 26, 2008), MEPs flock to Poznań meeting European Voice.
- ^ Christine Heuer (October 22, 2016), Rückzug von Rebecca Harms (Grüne): "Es gibt eine zu starke Ja-aber-Haltung" Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine Deutschlandfunk.