Referate roli i gruas
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kosova e grat pas lufte e pas lufte referat.
Të premten 23 nëntor 2007, në orën 20:30 të mbrëmjes Auditorium Casa Toniolo, Conegliano Veneto u zhvillua një konference importante në takim me drejtuesen e organizatës humanitare Vajzat në Kastriot zonjën dr Luljeta Selimi e cila për një kohë të gjatë ndodhet në Itali në konferenca të ndryshme mbajtur në disa qytete importante si Bolonja, Firence, Verona, Conegliano Koferenca e dëgjuar nga publiku me interes të veçante rreth ngjarjeve te dhembshme të luftës në Kosovë dhe pasojat e demet e mëdha që kanë pesuar mijëra familje, gra dhe fëmije të mbetur jetim shoqëruar me filmime video dhe foto te ndryshme nga frontet e luftës e viktimat e saja, ku me shume gra fëmije e pleq, po edhe me librin qe Luljeta ka nxjerre ne shtyp para disa vitesh titulluar Rrëfime Tronditëse qe sot e shoqëron atë kudo, i përkthyer ne disa gjuhe te huaja.
Aktualiteti i gjendjes se këtyre familjeve, grave dhe fëmijëve te mbetur pa asnjë mbështetje morale e ekonomike si edhe mundësia e kurimit te tyre fizikisht ne spitalet përkatëse vendase është e pamundur te përballohet nga situata qe është ne Kosove. Prandaj thirrja e stafit te organizatës Jeta ne Kastriot dhe e prezantimit direkt me publikun italian dhe përfaqësues politik kultural nga rrëfimet e Luljetës arrijnë te gjejnë krah dhe mundësi te ndryshme për ndihma dhe mbeshtjetje materiale dhe morale si edhe mundësi te pranimit te pacienteve ne spitalet italiane. Kjo duhet arrire me një pune te madhe se bashku te komuniteteve shqiptare këtu ne Itali edhe kudo, mbështetur ne komunat përkatëse dhe ftesave për konferenca te tilla kësaj organizate.
Ftesa qe ju drejtua nga shoqata Iliria e zonës Conegliano Veneto zonjës Selimi, koordinuar ne këtë takim important nga Mardena Kelmendi ku me zonjën Luljeta Selimi është njohur nëpërmjet internetit dhe fakteve qe me vone u prezantua dhe ne një takim ne Prishtine menjëherë me pas u be anëtare edhe ne forumin e gruplistes teutatshqiptare ne bote ku janë gra e vajza shqiptare nga te gjitha trevat dhe qe bëjnë pjese prej shatet vitesh te një aktiviteti te madh te gruas edhe virtualisht duke koordinuar kështu probleme aktuale shoqërore e civile si nga ana kulturore ashtu edhe ajo humanitare Dëshira për te qene solidare dhe ndjere te njëjtat emocione me nenat dhe motrat fëmijët jetime, te sëmuret qe gjinden here mbas here ne spitalet italiane apo gjetke bëjnë qe ky solidaritet dhe komunikim virtual te sjelle edhe mundësi te mëdha e fakte reale ne takime e vepra me sejcilën anëtare te këtij forumi.
Fakt qe me këtë koordinim komunikimesh e takimesh ardhja e zonjës Luljeta Selimi me ndihmen e Servitium ONLUS dhe njëkohësisht ndihmen ANOLF ne Itali u bene edhe një sere përshëndetjesh e takimesh me këto anëtare kudo qe ka ndaluar ne konferencat e saja sa domethënëse aq edhe aktuale, Fatmira Musaj, Gentiana Marku, Ledia Selimi, Erin Suzuci, përfaqësuese te shoqatës Iliria dhe AFIN krijuan këtë konferencë ku morën pjese personalitete te politikes dhe kulturës Me ndihmesen e veçante te përfaqësuesit komunal te Trevizos zotit prof Franco Marchuci, te ftuar kryetar i Sindikatave Bagliana, nënkryetari politik Da Ros, dhe nga Torino ftuar nga shoqata Iliria Dott Giovani Firera konsull i nderit te Shqipërisë Mbas rrëfimeve dhe prezantimit te zonjës Luljeta Selimi për aktualitetin e faktet jetike te motrave dhe fëmijëve jetim, gjendjen e jashtëzakonshme qe ata kolojnë ne situata jo te mira si ekonomike dhe shëndetësore, fjalën e morri zoti Bagliana ku mes te gjithash shtoj :
- Ndihem tepër i emocionuar për këtë fakt ne te cilin çdo mashkull dhe njeri ndihet fajtor, sejcili duhet te ndjej brenda vehtes dhembjen dhe gjendjen e vështire te këtyre fëmijëve jetim dhe këtyre grave pa mbrojtje. Mendoj qe ky projekt te mbështetet nga gjithë opinioni italian dhe te kërkojmë se bashku një bashkëpunim me komunitetet shqiptare qe janë këtu për te dhëne sa kemi mundësitë tona ndihmen humane dhe mbështesim punën e stafit organizues Jeta ne Kastriot Zonjusha Erin Suzuci me pas kërkoj pyetje te ndryshme nga publiku prezent te cilët ishin kryesisht president shoqatash Italiane te karitasit, motrat e nderit, dhe shqiptare si edhe përfaqësues komunitetesh, nga te cilët zoti Gjergj Lleshaj si nënkryetare për Lidhjen Shqiptare Arbëreshe ne Itali president i Grupit Ansambli Shqiponja morri fjalën duke sjelle përshëndetjet dhe gadishmerinë e komunitetit te Friulit Udine për këtë fakt aktual dhe kërkoj edhe mundësinë e ndihmave te vete komunitetit shqiptare kudo ne bote qofshin privat apo institucional. Përshëndetje te shumta erdhën nga motrat Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Çamëria, Mal i Zi, Çamëria qe ishin edhe pjesëtare ne salle po këto përshëndetje u dhanë nga interneti, si edhe nga komunitete e grave Gjermani, France, Suedi, Belgjike, Stati Uniti anëtare te forumit teutatshqiptarenebote dhe te forumeve te tjera !
Zoti Firera pasi përshëndeti edhe ne emër te gjithë komuniteteve shqiptare ne te cilat merr pjese vazhdimisht, si nga ana kulturale dhe ajo shoqërore ekonomike, solli projektin e tij te një takimi te ardhshëm ne Piemonte mes komuniteteve italo-shqiptare te cilin do ta zhvilloj ne këtë zone me përfaqësuesen dott Luljeta Selimi ne vazhdim te këtyre konferencave ne shkurtin e ardhshëm 2008, gjithmonë duke ju bazuar mbare organizatës se gruas shqiptare për Italinë ku janë edhe takuar ne festa e aktivitete te ndryshme.
Aktiviste, intelektuale humane dhe shtepijake qe kane dhëne kudo gatishmërinë e pa kursyer ne ndihme te çdo fakti te tille qe janë ballafaquar këtu ne emigracion mbështetur edhe Lidhjes Shqiptare Arbëreshe me komunitetet e tyre janë këto një pjese e mire te anëtareve te forumit teutatshqiptarenebote qe me fjalën dhe kurajon gatishmërinë e komunikimit arrijnë edhe te tilla mrekulli realisht.
Shpirti i gruas është i kristalte, ajo qe lind krijesën me dashuri, përkund djepin dhe jep bekimin me qumështin e saj, nuk mund te pranoj dhembjen sjelle nga krijesa e saj, Gruaja shqiptare ne shekuj ka qëndruar pranë djepit pushkës edhe penës, ka qëndruar ne historinë mbare kombëtare një figure e rralle dhe e qëndrueshme balle çdo situate Sot kjo figure pret vlerësimin dhe mbrojtjen e te drejtave te saja si morale dhe fizike Shpirti i çdo gruaje di te ringrihet dhe te jete solidare te japë atë qe mundet kudo ndodhet për tu ndjere një dhe e pandare.
Ky shembull nuk u la pa u duartrokitur pasi edhe vete Luljeta pershendeti vecanerisht nje pjese te kesaj figure te bukur shpirterore teutatshqiptarenebote keto vajza dhe motra te cilat u bene nje shak i ketij takimi ne zonen e veriut te italise me keto vajza te cilat ka vite komunikim dhe mbeshtetje te plote shpirterore duke ofruar ndihmesen e tyre edhe keshtu: Gjate takimit ne Piemonte ne te cilin dott Firera organizon ne shkurt 2008 znj Luljeta do te jete e shoqeruar me te gjitha perfaqesueset e komunitetit shqiptare po edhe te komuniteteve te ndryshme te veriut dhe me pas keto gra se bashku organizojne festen e madhe te 8 marsit pikerisht me temen e ketij takimi, nje feste e cila do te jete madheshtore dhe me nje qellim te vecante ZEMRA E GRUAS SOLIDARE projekt i cili u tha ne mbyllje nga pjesmareset Zonjat Irena Lleshaj Najada Jasa Udine, zonjat Arta Mezini, Besnike, Nirvana Pistulli Rome, Albana Temali Bologna, Zonjat Ledia Selimi, Flutura Bejko, Vitorio Veneto, Zonjat Vitore Leka Stefa, Erina Karolina Geci, Guliana Jorganxhi Trieste, zonjusha Nazoralda Gjoshi Milano, Zonjusha Liri Mustafa Rimini Ne mbyllje u vizituan me interes librat shqip te përkthyer ne italisht gjermanisht, anglisht Rrefime Tronditese dhe shoqëruar me një koktej mes gjithe te ftuarve dhe përcjellja e zonjës Luljeta Selimi qe vazhdon udhëtimin e saj për ne Gjermani !
Ne emer te zonjave Fatmira Musaj dhe Gentiana Seiti Marku perfaqesuese te gruas ne shoqaten Iliria, ju pershendes dhe falenderojme te gjithe pjesmarresit! I Urojme organizates Jeta ne Kastriot pune te mbare dhe mundesi te medha per te arritur qellimin e tyre human, qellim qe na takon te gjitheve !Zonjes Luljeta rruge te mbare dhe suksese kordinatore evenimentit dhe zedhenese per ju ne kete material
Autor arjan shoshi