Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, 2024

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë 2024 ose Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2024 në Kosovë ishte regjistrimi i dytë i organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.[1] Mbajtur nga 5 prill deri në 25 maj 2024 Serbëtveri të Kosovës më së shumti e bojkotuan regjistrimin, si ai i mëparshmi. [2] Regjistrimi i popullsisë në Kosovë për vitin 2024 është një ngjarje e rëndësishme që do të ndihmojë në përcaktimin e strukturës demografike të vendit dhe ndikon drejtpërdrejt në shpërndarjen e fondeve për komunat. Procesi ka për qëllim të sigurojë të dhëna të sakta që do të përdoren për të planifikuar politika publike më të mira, veçanërisht në sektorin e shërbimeve publike dhe financave lokale.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë thirrje që edhe qytetarët në diasporë të regjistrohen, duke u kërkuar atyre të japin dokumente identifikimi si pjesë e procesit. Për këtë arsye, të dhënat që mblidhen nga ky regjistrim do të analizohen në detaje për të siguruar saktësi maksimale, një proces që pritet të zgjasë disa muaj pas përfundimit të regjistrimit.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ ASK. "Agjencia e Statistikave të Kosovës". ASK (në anglisht). Marrë më 2024-09-29.
  2. ^ "Na Kosovu 1.586.659 stanovnika, u opštinama na severu popis bojkotovan". kosovo-online.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)