Reka (rajon)
Reka (maqedonisht: Река) është një rajon gjeografik në Maqedoni, i cili përfshin një katërkëndësh me Shqipërinë në perëndim, qytetin e Dibrës dhe malin e Mavrovës dhe Kërçovën në lindje. Rajoni është shtëpia e një popullsie demografikisht të përzier mijakësh (maqedonas etnikë), shqiptarë dhe torbeshi (muslimanë maqedonas etnikë).[1] Shqiptarë të krishterë ortodoksë ka sidomos në nënrajonin e Rekës së Epërme. Nënrajonet (rajonet etnografike/gjeografike) të Rekës janë Mala (e vogël), Dolna (e poshtme) dhe Golema (e madhe) ose Gorna (e epërme).[2] Në perëndim të Rekës ndodhet rajoni i Lumës, i cili shtrihet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.[3] Emri Reka është me origjinë sllave që do të thotë "lum".
Historiani Dimitar Beçev e konsideron popullsinë e krishterë të Rekës së Epërme si shqipfolës ortodoksë,[4] kurse historiani Noel Malcolm i konsideron ata si shqiptarë ortodoksë.[5] Filologeja shqiptare Edibe Selimi-Osmani, e cila bëri punë në terren në Rekën e Epërme gjatë viteve 1990 dhe 2000, e konsideronte popullsinë si me prejardhje shqiptare.[6]
Referime
Redakto- ^ Dimitar Bechev (13 prill 2009). Historical Dictionary of the Republic of Macedonia (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 188–. ISBN 978-0-8108-6295-1.
- ^ Dimitrije Bužarovski; Rumena Bužarovska (2004). Contemporary Trends in Musicology and Ethnomusicology: Third Struga Conference (në anglisht). University "Sts.Kiril i Metodij", School of music, Institute for research and archiving of music (IRAM). fq. 46. ISBN 9789989986598.
- ^ Fejzulla Gjabri (Department of Culture of Albania), Information about the Heroic Epos in the Province of Luma
- ^ Bechev 2009, p. 188. "Several villages in the Upper Reka subregion were, in the past, populated by Othodox Albanian speakers who have been largely assimilated by the Slavic Macedonians."
- ^ Malcolm 1998, p. 9. "The people of Debar and its surrounding villages (which include, almost uniquely among the northern Albanian population, a cluster of adherents to the Orthodox Church) were famously independent-minded, and this was often the last area to be subdued when Albanian rebellions were crushed by Ottoman armies."; p.198. "Of course it must be must be true that the ancestors of the Muslims were originally Christians, whether Orthodox or Catholic. Some may have been Albanian-speaking members of the Orthodox Church: a group of villages in the Reka district north of Debar consists of Orthodox Albanians to this day."
- ^ Osmani 2012, p. 8. "Upper Reka is composed mainly of the Orthodox population, though there not a small Muslim population. But we should know that according to some sources the past, the population of Upper Reka up in 60's of the XIX century, all spoke Albanian, and was Albanian."