Rendi i Ri (gjermanisht: Neuordnung) i Evropës ishte sistemi politik dhe shoqëror që Gjermania naziste donte të impononte në zonat e Evropës që pushtoi.

Planifikimi për Neuordnung kishte filluar tashmë shumë kohë përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, por Adolf Hitleri shpalli një "Rendi të Ri Evropian" publikisht më 30 janar 1941: "Viti 1941 do të jetë, jam i bindur, viti historik i një Rendi të Ri të madh Evropian!"[1]

Ndër të tjera, Rendi i Ri parashikonte formimin e një shteti pangjerman, të strukturuar sipas ideologjisë naziste për të konsoliduar një zgjerim masiv territorial në Evropën Qendrore dhe Lindore përmes kolonizimit nga kolonët gjermanë, për të arritur asgjësimin fizikhebrenjve, sllavëve (veçanërisht polakëve dhe rusëve), romëve ("ciganëve") dhe njerëzve të tjerë që konsideroheshin "të padenjë për jetën", si dhe për të zbatuar shfarosjen, dëbimin ose skllavërimin e shumicës së popujve sllavë dhe njerëzve të tjerë të cilët ideologjia naziste i konsideronte si "racë inferiore".[2] Dëshira agresive e Gjermanisë naziste për zgjerim territorial (Lebensraum) renditet si shkaktari kryesor i Luftës së Dytë Botërore.[3]

Historianët mbeten të ndarë për sa i përket qëllimeve përfundimtare të Rendit të Ri – disa besojnë se Rendi i Ri do të kufizohej në sundimin gjerman nazist në Evropë, ndërsa të tjerë e shohin atë si një trampolinë për pushtimin e botës dhe krijimin e një qeverie botërore nën kontrollin gjerman.[4]

  1. ^ Adolf Hitler speech at Berlin Sportpalast.
  2. ^ Gumkowski, Janusz; Leszczyński, Kazimierz (1961). Poland Under Nazi Occupation. Polonia Pub. House.
  3. ^ Yoder, Fred Roy (1944). Introductory Sociology. State College of Washington. fq. 248. Marrë më 12 gusht 2023. [...] expansion policies and practices of Germany in southeastern Europe and Japan in Asia were likewise a major cause of World War II. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Lee, Stephen J. (1987). The European Dictatorships, 1918–1945, p. 196. Cambridge University Press.