Rezervati i arinjve në Prishtinë është një park kombëtar në Kosovë, gjeografikisht pranë qytetit të Prishtinës.

Rezervati i arinjve në Prishtinë

Historiku Redakto

Për shumë vite nuk ka ekzistuar ndonjë ligj kundër mbajtjes së arinjve të murrmë në Kosovë. Shumë arinj të murrmë mbaheshin privatisht në kafaze të vegjël brenda restoranteve. Më së shumti këta arinj lindin në Kosovë ose Shqipëri por rrëmbehen nga gjiri familjar nga kontrabanduesit e kafshëve. Kur mbaheshin në restorante këta arinj përdoreshin si element tërheqës për turistët, duke prodhuar në këtë mënyrë përfitime për pronarët e tyre. Në nëntor 2010 hyri në fuqi ligji kundër mbajtjes ilegale të kafshëve, lindi nevoja për një park kombëtar si shtëpia e re për të gjithë ata arinj që u shpëtuan nga restorantet ku mbaheshin dikur. [1]

Parku Redakto

 
Arinjtë Ero dhe Mira, dy prej arinjve të shpëtuar

Themelimi Redakto

Rezervati i arinjve në Prishtinë u themelua në vitin 2013 nga shoqata Four Paws Austria në bashkëpunim me KFOR, qytetin e Prishtinës si dhe Ministrinë e Mjedisit në Kosovë së bashku me firmën ligjore Franke&Partner. Rezervati ofron akomodim të përshtatshëm për të gjithë arinjtë që mbaheshin padrejtësisht në restorante. Rezerati është i rrethuar por me hapësira të gjera, i përngjashëm me habitatin natyror të ariut të murrmë. Midis personave që financojnë rezervatin është Ministri kosovar i Mjedisit, zoti Dardan Gashi si dhe Ambasadori austriak në Kosovë, zoti Johann Brieger dhe Roswitha Brieger.[2]

Arinjtë Redakto

Rezervati i arinjve në Prishtinë ka aktualisht 13 arinj të murrmë nën përkujdesjen e tij (të dhëna të marra në korrik 2013). Këta arinj të restoranteve janë gjurmuar dhe regjistruar nga qeveria kosovare gjatë viteve të fundit dhe janë shpëtuar në 2013.[3]

Dy arinj të këtyre restoranteve. Me emrat Rambo dhe Luta nuk arritën të shpëtoheshin pasi pronarët e tyre I vranë disa orë përpara se ekipi shpëtues të arrinte.[4]

Lehtësira Redakto

Rezervati është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 15 hektarësh. Përveç lehtësirave ekzistente, një qendër e re trajnuese do të ndërtohet në park me qëllim përmirësimin e vëmendjes publike ndaj mirëqenies së kafshëve dhe problemeve mjedisore në Kosovë.[2]

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ http://www.balkaninsight.com/en/article/captive-brown-bears-gain-fresh-start
  2. ^ a b "Remaining restaurant bears in Kosovo have been rescued" (PDF). openPR. Marrë më 2013-08-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Rescue of brown bears in Kosovo". Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2013. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Emergency Bear Rescue by Four Paws". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2018. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)