Rogova
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Rogova është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.
Rogova | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoRogova është njëra ndër fshatërat më të mëdha në Kosovë. Numëron afro 7000 banorë dhe 850 shtëpi. Shtrihet në pjesën Jug-perëndimore të Dukagjinit. Ndodhet 15 km larg prej Gjakovës në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Rogova eshte nje fshat i cili ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm, i cili shtrihet në anën e Hasit, përkatësisht në rajonin jugperëndimor të Kosovës, Drinin e Bardhë, i cili kalon shumë afër tij, duke pasur parasysh atë si një vend tipik me karakteristika shumë të mira bujqësore dhe të frytshme. Rogova njihet si një territor i banuar në një periudhë të hershme, 2.500 vjet e vjetër, që e bën këtë vend të lashtë dhe tipik Ilir, ku gjurmimet arkeologjike të bëra në vitin 1972, e vërtetuan këtë. Fshati Rogovë është i kufizuar me fshatra të tjera: Romajën, Ujzin, Pnishin, Muhadrin, dhe në Anadrini me Xërxën, Fortesën, Celinën, Krushën e Madhe, etj.
Hyrja e Rogovës prehet prej Drinit të Bardhë në anën e djathtë të tij dhe mu aty gjendet pazari më i madh i asaj zone. Ky pazar ndodhë ditën e Premte dhe aty shitet gjithçka prej kafshëve deri tek veturat. Rogova përshkak të madhësisë që ka, posedon infrastrukturë tipike të një qyteze dhe posedon: shkollë fillore, shkollën e mesme, Postë, Bankë, Ambulantë, etj. Qendra e fshatit është shumë e frekuentuar, në dy anët e rrugëve ka kafiteri dhe dyçane të ndryshme. Peisazhin e Rogovës e pasuron Pashtriku i cili mbulon gjithë prapavijën. Të gjithë banorët e këtij fshati thirren me mbiemër të fisit e jo të kabiles ose të lagjes.[nevojitet citimi]
Historiku
RedaktoThuhet se ky fshat ishte mjaft i zhvilluar e këtë e dëshmojnë mbetjet e hamamit (banjat publike), xhamisë, si dhe mbetjet e Kullës së Pogës dhe Kamzës së Urës. Në pjesën qëndrore të Rogovës gjendet xhamia e shek.XVI, e cila quhet xhamia e Hasan Pashë Jemishxhiut. Gjatë viteve të fundit kjo xhami ka pasur disa renovime të cilat janë ndërmarrë prej vetë komunitetit. Enterieri i xhamisë ka dekor tipik, karakteristikë për të janë pllakat e gurit me mbishkrime arabe, mbetje nga xhamia e shekullit XVI.[nevojitet citimi]
Shih dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |