Nekropoli tumular në Rogovë

monument kulture në Kosovë

Nekropoli tumular në Rogovë është një monument i trashëgimisë kulturore në Rogovë, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Nekropoli tumular në Rogovë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaRogovë, Gjakovë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3598

Historiku

Redakto

Nekropoli i tumulave të Rogovës gjendet në lokacionin e njohur me emrin Fusha, rreth 4 km në juglindje të nekropolit tumular të Fshejt, në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë-Prizren. Ky kompleks nekropolesh përbëhej prej 6 tumave të ruajtura mirë dhe disa të tjera të dëmtuara. Për herë të parë është hulumtuar në vitin 1966 dhe më pas në vitet pasuese në 1973, 2005 dhe 2011. Të gjitha këto hulumtime parciale rezultuan se këtu kishte një nekropol me grup tumash që në bazë të analogjisë të materialit arkeologjik zbuluar këtu datohej në kohën e bronzit të mesëm (1800- 1500 p.e.s.), por vazhdon të ripër doret edhe në periudhën e hekurit të hershëm. Varret tumulare kishin një shumëllojshmëri të pasur inventari që varroseshin së bashku me të ndjerët e që sipas perceptimit të njeriut të asaj kohe, ato ishin objekte personale, qoftë armë, vegla, zbukurime dhe gjësende të tjera materiale të personit apo personave jo të zakonshëm që ishin varrosur aty.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosova" (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 42 - 43. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 18 shtator 2020.
  3. ^ "Nekropoli i tumulave të Rogovës (Gjakovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (në anglisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2020. Marrë më 18 shtator 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto