Roman Jakobson
Roman Osipovich Jakobson (rusisht: Рома́н О́сипович Якобсо́н; 11 tetor 1896 – 18 korrik 1982) ishte një gjuhëtar dhe teoricien i letërsisë ruse.
Roman Jakobson | |
---|---|
Роман Якобсон | |
U lind në | 11 tetor 1896 |
Vdiq | 18 korrik 1982 Kembrixh, Masaçusets, SHBA |
Shkollimi | Lazarev Institute of Oriental Languages Moscow University |
Profesioni | Gjuhëtar |
Bashkëshorti/ja | Svatava Pirkova, Krystyna Pomorska |
Një pionier i gjuhësisë strukturore, Jakobsoni ishte një nga gjuhëtarët më të famshëm dhe më me ndikim të shekullit të njëzetë. Me Nikolai Trubetzkoy-n, ai zhvilloi teknika të reja revolucionare për analizën e sistemeve të tingujve gjuhësorë, duke themeluar në fakt disiplinën moderne të fonologjisë. Jakobsoni vazhdoi të zgjeronte parime dhe teknika të ngjashme në studimin e aspekteve të tjera të gjuhës si sintaksa, morfologjia dhe semantika. Ai dha kontribute të shumta në gjuhësinë sllave, më së shumti dy studime për rasat e rusishtes dhe një analizë e kategorive të foljeve të rusishtes. Duke u mbështetur te njohuritë esemiotikës nga C. S. Peirce, si dhe nga teoria e komunikimit dhe kibernetika, ai propozoi metoda për hetimin e poezisë, muzikës, arteve pamore si dhe për hetimin e kinemasë.
Nëpërmjet ndikimit të tij vendimtar mbi Claude Lévi-Strauss dhe Roland Barthes, ndër të tjerë, Jakobson u bë një figurë kryesore në përshtatjen e analizës strukturore në disiplina përtej gjuhësisë, duke përfshirë filozofinë, antropologjinë dhe teorinë letrare; zhvillimi i tij i qasjes së paraprirë nga Ferdinand de Saussure, i njohur si "strukturalizëm", u bë një lëvizje e madhe intelektuale e pasluftës në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, megjithëse ndikimi i strukturalizmit ra gjatë viteve 1970, puna e Jakobsonit ka vazhduar të marrë vëmendje në antropologjinë gjuhësore, veçanërisht përmes etnografisë së komunikimit të zhvilluar nga Dell Hymes dhe semiotikës së kulturës të zhvilluar nga ish-studenti i Jakobsonit, Michael Silverstein. Koncepti i Jakobsonit për universalet themelore gjuhësore, veçanërisht teoria e tij e njohur e tipareve dalluese, ndikuan në mënyrë vendimtare në mendimin e hershëm nga Noam Chomsky, i cili u bë figura dominuese në gjuhësinë teorike gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë.[1]
Bibliografia
Redakto- Jakobson R., Remarques sur l'évolution phonologique du russe comparée à celle des autres langues slaves . Pragë, 1929 (Përkthim i komentuar në anglisht nga Ronald F. Feldstein: Remarks on the Phonological Evolution of Russian in Comparison with the Other Slavic Languages. MIT Press: Kembrixh, MA dhe Londër, 2018).[2]
- Jakobson R., K karakteristike evrazijskogo jazykovogo sojuza . Pragë, 1930.
- Jakobson R., Child Language, Aphasia and Phonological Universals, 1941.
- Jakobson R., On Linguistic Aspects of Translation, ese, 1959.
- Jakobson R., "Closing Statement: Linguistics and Poetics", në Style in Language (ed. Thomas Sebeok), 1960.
- Jakobson R., Selected Writings (ed. Stephen Rudy). Hagë, Paris, Mouton, në gjashtë vëllime (1971–1985):
- I. Phonological Studies, 1962;
- II. Word and Language, 1971;
- III. The Poetry of Grammar and the Grammar of Poetry, 1980;
- IV. Slavic Epic Studies, 1966;
- V. On Verse, Its Masters and Explores, 1978;
- VI. Early Slavic Paths and Crossroads, 1985;
- VII. Contributions to Comparative Mythology, 1985;
- VIII. Major Works 1976–1980. Completion Volume 1, 1988;
- IX.1. Completion, Volume 2/Part 1, 2013;
- IX.1. Completion, Volume 2/Part 2, 2014.
- Jakobson R., Questions de poetique, 1973.
- Jakobson R., Six Lectures of Sound and Meaning, 1978.
- Jakobson R., The Framework of Language, 1980.
- Jakobson R., Halle M., Fundamentals of Language, 1956.
- Jakobson R., Waugh L., The Sound Shape of Language, 1979.
- Jakobson R., Pomorska K., Dialogues, 1983.
- Jakobson R., Verbal Art, Verbal Sign, Verbal Time (ed. Krystyna Pomorska and Stephen Rudy), 1985.
- Jakobson R., Language in Literature (ed. Krystyna Pomorska and Stephen Rudy), 1987.
- Jakobson R. "Shifters and Verbal Categories". On Language (ed. Linda R. Waugh and Monique Monville-Burston). 1990. 386–392.
- Jakobson R., La Génération qui a gaspillé ses poètes, Allia, 2001.
Referime
Redakto- ^ Knight, Chris, 2018. Decoding Chomsky: Science and revolutionary politics. New Haven & London: Yale University Press,
- ^ Press, The MIT (13 nëntor 2018). Remarks on the Phonological Evolution of Russian in Comparison with the Other Slavic Languages | The MIT Press (në anglisht). MIT Press. ISBN 9780262038690.
{{cite book}}
: Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!)