Roman Lob
Roman Lob (i lindur në Dyzeldorf të Gjermanisë më 2 korrik 1990) është këngëtar gjerman. Ai ishte konkurent dhe fitues në spektaklin televiziv "Unser Star für Baku", nga i cili u zgjedh të përfaqësoj Gjermaninë në edicionin e 58të të Festivalit Evropian të Këngës, i cili këtë vit do mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku me këngën "Standing Still".[1]
Roman Lob | |
---|---|
Informata themelore | |
Lindi | 2 korrik 1990 (34 vjeç) |
Prejardhja | Dyzeldorf, Gjermani |
Zhanret | Pop |
Profesioni | Këngëtar |
Vitet aktive | 2011- |
Labeli | Universal |
Roman filloi të këndoj në moshë të re, ai është pjesë e grupit Rooftop Kingdom. Ai ishte konkurent në spektaklin Deutschland sucht den Superstar në vitin 2006, ku mbërriti në Top 20 (live shows). Ai nuk vazhdoi garën për shkak të problemeve me zërin.
Në vitin 2012, iu bashkua spektaklit gjerman "Unser Star für Baku" (Ylli jonë për Baku), i cili kishte për qëllim, zgjedhjen e përfaqësuesit gjerman për Festivalin Evropian të Këngës 2012. Gjatë gjithë javëve, Roman rezultoi fitore, duke qenë në krye të listës.[2] Në finalen e madhe, ai fitoi garën kundër Ornella de Santis me këngën "Standing Still".[3]
Referime
Redakto- ^ "Roman Lob fiton "Unser Star Für Baku"!". Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 25 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Finalja e Unser Star Für Baku". Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2012. Marrë më 25 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Publikohet videoklipi i "Standing Still"". Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2012. Marrë më 25 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)