Rrëfenja kuteliane libër në gjinin e kritikës letrare me autore Klara Buda. Shtëpia botuese "Ombra GVG", viti i botimit 2017. Faqet e librit 136. ISBN 978-9928-06-185-0

Mbi librin:

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.

Rrëfimtari lexon me zë të lartë duke respektuar rregullat e "pikësimit" të krijuara nga Kuteli: fjalë – pauzat dhe onomatopetë; këto së bashku me shenjat klasike të pikësimit e copëzojnë fjalinë dhe ajrosin rrëfimin, për komoditetin e rrëfimtarit dhe të dëgjuesit. "Rrëfenja kuteliane" përbëjnë risi në prozën moderne shqipe.

Ky punim i shoqëruar me përkthimin frëngjisht të rrëfenjës "Fshati im e pi rakinë" është mbrojtur në École Pratique Des Hautes Études, pranë Sorbonne – s, në Paris në tetor 1997.