Rrëzimi i strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit

Rrëzimi i strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit është një aksident që ndodhi më 1 nëntor 2024 rreth orës 11:50 në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Në aksident humbën jetën 14 persona, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, dhe 3 persona u plagosën. Tre të rinj janë rëndë të plagosur dhe janë në rrezik për jetën. Nga viktimat e identifikuara, tetë janë shtetas të Serbisë, ndërsa një person është nga Maqedonia e Veriut.[1]

Rrëzimi i strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit
Vendi i ngjarjes, streha e shembur e fotografuar pak pas shembjes
VendndodhjaStacioni hekurudhor Novi Sad,
Novi Sad, Serbi
Data1 nëntor 2024
rr. 11:50 (CET)
Vdekje14
Të lënduar3

Sfondi

Redakto

2021 u shpallën planet për rinovimin dhe zgjerimin e stacionit si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Serbisë për të rikthyer dhe modernizuar infrastrukturën hekurudhore në vend, me futjen e trenave të shpejtë.[2] Rinovimi përfshinte përmirësimin e shinave, ndërtimin e një platforme të re dhe rinovimin e plotë të ndërtesës kryesore me ashensorë të shtuar për personat me aftësi të kufizuara. Punimet filluan në shtator të vitit 2021.[3]

Një nga kushtet e projektit ishte çmontimi i Urës Boško Perošević dhe rindërtimi i Urës Hekurudhore Žeželj, sipas projektit të Aleksandar Bojović, të realizuar nga një konsorcium ndërkombëtar JV Azvi - Taddei - Horta Coslada International. Rindërtimi i stacionit hekurudhor u krye nga kompanitë kineze China Railway International dhe China Communications Construction Company (CCCC) si pjesë e projektit linja hekurudhore Budapest-Beograd, që është pjesë e një plani më të gjerë për rrjetin ndërkombëtar hekurudhor.[4]

Ndërtesa e rinovuar e stacionit u hap më 19 mars 2022, me një linjë të modernizuar për shpejtësi deri në 200 km/h ndërmjet Beogradit dhe Novi Sadit.[5]

Aksidenti

Redakto

Më 1 nëntor 2024, rreth orës 11:50, strehëza mbi hyrjen kryesore të stacionit hekurudhor të Novi Sadit u rrëzua. Në aksident humbën jetën 14 persona, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, dhe 3 persona u plagosën.[6]

Inxhinieri Daniel Dašić deklaroi se strehëza u rrëzua për shkak të strukturave shtesë të çelikut me xham, të cilat ishin montuar gjatë rinovimit.[7]

Reagimet

Redakto

Qeveria e Serbisë shpalli 2 nëntor 2024 si ditë zie, ndërsa në Novi Sad u shpallën tri ditë zie. Në Republika Srpska gjithashtu u shpall një ditë zie.[8]

Presidenti i Hungarisë Viktor Orbán shprehu ngushëllime për Serbinë dhe familjet e viktimave.[9]

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić kërkoi përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin.[10] Konsorciumi kinez që kryente punimet e rinovimit deklaroi se strehëza nuk ishte pjesë e projektit të rinovimit.[11]

Referime

Redakto
  1. ^ "Serbia nis hetimet pas shembjes së strehës në Novi Sad që la 14 të vdekur". Koha.net. 1 nëntor 2024. Marrë më 2 nëntor 2024.
  2. ^ "Kako će izgledati železnička stanica u Novom Sadu i dokle se stiglo s radovima" [Si do të duket stacioni hekurudhor në Novi Sad dhe si po ecin punimet]. Gradnja (në serbisht). 21 dhjetor 2021. Marrë më 1 nëntor 2024.
  3. ^ Conić, Igor (14 shkurt 2022). "Šta se sve radi na Železničkoj stanici kako bi Novi Sad dočekao brzi voz" [Çfarë po punohet në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit për të pritur trenin e shpejtë]. Gradnja (në serbisht).
  4. ^ Žigić Despotović, Radoslavka (1 nëntor 2024). "Ко је одговоран за то што није реконструисана надстрешница?" Ko je odgovoran za pad nadstrešnice? (VIDEO) [Kush është përgjegjës për rënien e strehës? (VIDEO)] (në serbisht). Insajder. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2024.
  5. ^ Conić, Igor (18 mars 2022). "Kako izgleda rekonstruisana stanica i polazak brzog voza iz Novog Sada (video)" [Si duket stacioni i rinovuar dhe nisja e trenit të shpejtë nga Novi Sadi (video)]. Gradnja (në serbisht). Marrë më 1 nëntor 2024.
  6. ^ "Dačić o nesreći u Novom Sadu: Završena akcija spasavanja u Novom Sadu, bilans 14 poginulih i troje povređenih" [Daçiq për aksidentin në Novi Sad: Operacioni i shpëtimit përfundoi, 14 të vdekur dhe tre të plagosur]. Danas (në serbisht). 1 nëntor 2024. Marrë më 2024-11-01.
  7. ^ "Građevinski inženjer objasnio kako je došlo do rušenja nadstrešnice u Novom Sadu" [Inxhinieri i ndërtimit shpjegoi se si erdhi deri te rrëzimi i strehëzës në Novi Sad]. Danas (në serbisht). 1 nëntor 2024.
  8. ^ "„Саосјећамо са болом породица страдалих" У Републици Српској сутра дан жалости поводом трагедије у Новом Саду" „Saosjećamo sa bolom porodica stradalih” U Republici Srpskoj sutra dan žalosti povodom tragedije u Novom Sadu ["Ne ngushëllojmë dhimbjen e familjeve të viktimave" Nesër është ditë zie në Republikën Srpska për shkak të tragjedisë në Novi Sad]. Srpska Info (në serbisht). СРНА. 1 nëntor 2024. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2024.
  9. ^ "MAĐARSKI PREMIJER ORBAN IZRAZIO SAUČEŠĆE povodom tragedije u Novom Sadu: "Naše misli i molitve su uz porodice žrtava"" МАЂАРСКИ ПРЕМИЈЕР ОРБАН ИЗРАЗИО САУЧЕШЋЕ поводом трагедије у Новом Саду: "Наше мисли и молитве су уз породице жртава". Dnevnik (në serbisht). 1 nëntor 2024. Marrë më 1 nëntor 2024.
  10. ^ S., S. (1 nëntor 2024). "Vučić o tragediji u Novom Sadu: Tražim i političku i krivičnu odgovornost" [Vuçiç për tragjedinë në Novi Sad: Kërkoj përgjegjësi politike dhe penale]. N1 (në serbisht).
  11. ^ "Kineski konzorcijum o Železničkoj u Novom Sadu: Nadstrešnica nije bila predmet rekonstrukcije" [Konsorciumi kinez për stacionin hekurudhor të Novi Sadit: Strehëza nuk ishte pjesë e rinovimit]. N1 (në serbisht). 1 nëntor 2024.