Rreth botës për 80 ditë (Frëngjisht: Le tour du monde en quatre-vingts jours) është novel nga shkrimtari francez Jules Verne. Ky libër u botua më 30 janar 1873.

Libri i Jules Verne i cili u botua më 1873

Përmbledhje

Redakto
 
Harta e udhëtimit

Historia fillon në Londër më 1872, Fileas Fogg është britanez i pasur. Pavarësisht pasurisë së tij, ai jeton në një jetë modeste. Ai është anëtar i Reform Club. Pasi e përjashtoi shërbëtorin e tij, James Forster, ai e morri një shërbëtor të ri i cili quhet Zhan Paspartu. Në Reform Club, ai e mori një lajm në një artikull, ku thuhet se tani është e mundur për t'u udhëtuar rreth botës për 80 ditë. Ai e pranon këtë bast për £20,000 nga anëtarët e tij. Së bashku me Paspartu, ai largohet nga Londra në orën 8:45 të mërkurën, 2 tetor 1872, në mënyrë që të kthehet më 21 dhjetor 1872 në njëjtin kohë. Fogu dhe Paspartuja arrijnë me kohë në Suez. Gjatë qëndrimit në Egjipt, ata vëzhgohen nga një detektiv me emrin Fiks, i cili u dërgua nga Londra për t'a kërkuar grabitësin e bankës. Pasi që Fogu duket si grabitës, Fiks e ngatërron atë. Pasi që ai nuk mund të sigurojë një urdhër në kohë vendos që ta vonojë Fogun. Fiksi njihet me Paspartunë pa zbuluar qëllimin e tij. Fogu i premton një udhërrëfyesi me një shpërblim të madh nëse ai i dërgon ata në Bombei sa më shpejt. Pasi arritën në Indi ata shkuan me tren nga Bombeji në Kalkuta. Pastaj Fogu e kupton se artikulli ishte gabim. Treni shkon deri në Kholby dhe fillon prapë 50 milje më tej në Allahabad. Fogu blen një elefant dhe shkon për tek Allahabadi. Ata e takojnë një grua indiane me emrin Auda. Pasi Fogu sheh që 12 orë kanë kaluar dhe ata shpejton për tek treni, duke e marrur edhe Audën. Duke udhëtuar për në Hong Kong, ata takojnë detektivin Fiks. Ai i ndjek Fogun dhe Paspartunë për në Hong Kong.

Në Hong Kong, duket se të afërmit e Audës kanë planifikuar që ta lëjnë atë, dhe të shkonin në Holandë, kështu që ata e morën në Evropë. Ende pa asnjë detyrë, detektivi Fiks e sheh Hong Kongun si vendin ku ai do ta arrestoj Fogun, Paspartu bindet se detektivi është spiun nga Reform Club. Fiks besonte në Paspartu, që nuk i beson një fjalë dhe mbetet i bindur se zotëria e tij nuk është një grabitës banke. Paspartu arrin trenin për në Yokohama, por ai e neglizhon Fogun se trenin është nisur para kohës. Fogu e zbulon se ai e humbi trenin, kështu që ai kërkon një anije për tek Yokohama. Duke e gjetur një anije që e dërgon atë dhe Ahoudën për në Shanghai.

Në Yokohama, ata e kërkojnë Paspartunë, duke besuar se ai ka shkuar atje me kohë. Pasi bashkohen shkojnë në San Francisco. Në San Francisco, ata marrin një tren për në Nju Jork. Anija sulmohet nga disa njerëz, ata e kidnapojnë Paspartunë, por Fogu e shpëton atë me ndihmën e disa ushtarëve amerikanë. Pasi anija u shkatërrua, Fogu mendohet disi se si ta kalojë Oqeanin Atlantik. Ai e gjen një anije me avull për në Bordeaux, por kapiteni i anijes refuzon që t'i merr për në Liverpool. Ai e blen anijen nga kapiten dhe arrin në Queenstown në mënyrë që të shkojë në Londër para se të kaloj koha. Detektivi Fiks takon Fogun dhe e arreston atë. Sidoqoftë Fogu ka humbur trenin dhe arrin në Londër pesë minuta më vonë.

Ai e humb bastin dhe i kërkon falje Audës që e mori me vete. Ai i thotë Paspartusë që ta njoftojë priftin se Fogu dhe Auda do të martoheshin. Por Paspartu e kupton se ai e ka ngatërruar datën. Pastaj ai nxiton për ta informuar Fogun, i cili arrin në Reform Club për ta fituar bastin. Fogu martohet me Audën dhe udhëtimi i tyre rreth botës për 80 ditë përfundon me sukses.

Udhëtimi

Redakto
Udhëtimi
Nga Londra në Suez, Egjipt Me tren dhe anije 07 ditë
Nga Suezi në Mumbai, Indi Me anije 13 ditë
Nga Mumbai në Kalkuta, Indi Me tren dhe me elefant 03 ditë
Nga Kalkuta në Hong Kong Me anije 13 ditë
Nga Hong Kongu në Yokohama, Japoni Me anije 06 ditë
Nga Yokohama në San Francisco, SHBA Me anije 22 ditë
Nga San Francisco në New York City, SHBA Me tren 07 ditë
Nga New York në London Me anije dhe me tren 8 ditë
Gjithsej 79 ditë