Turi Çiklistik i Shqipërisë

Rrethi çiklistik i Shqipërisë është kampionati çiklistik më i vjetër në Shqipëri. Për herë të parë filloj në vitin 1925, ndërsa nga viti 1946 mbahet deri më sot vetëm me një ndërprerje në vitin 1992. Në vitin 1948 u zhvilluan dy ture.

HistorikuRedakto

Rrethi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe. Rrethi çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.[1]

Etapa e parë e Rrethit çiklistik të Shqipërisë ishte me itinerar:

  • Shkodër – Durrës
  • Durrës – Fier
  • Fier – Vlorë
  • Vlorë – Tepelenë
  • Tepelenë – Gjirokastër
  • Gjirokastër - kalohet kufiri me Greqinë në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit – Leskovik
  • Leskovik - Korçë, në Korçë një ditë pushim
  • Korçë – Qukës
  • Ura e Haxhi Beqarit – Elbasan
  • Elbasan – Peqin
  • Peqin – Kavajë
  • Kavajë – Tiranë

Në çdo qytet rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjeksor, duke krijuar një ambjent sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme. Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni. Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona.[1]

FituesitRedakto

Nr. Viti Fituesi
1 1925   Jonuz Gjylbegu
2 1936   Koço Kereku
3 1946   Pirro Angjeli
4 1947   Gani Lacej
5 1948   Mishel Cico
6 1948   Mishel Cico
7 1949   Pirro Angjeli
8 1950   Fadil Murriqi
9 1951   Fadil Muriqi
10 1952   Fadil Muriqi
11 1953   Fadil Muriqi
12 1954   Bilal Agalliu
13 1955   Bilal Agalliu
14 1956   Bilal Agalliu
15 1957   Bilal Agalliu
16 1958   Bilal Agalliu
17 1959   Bilal Agalliu
18 1960   Bilal Agalliu
19 1961   Bilal Agalliu
20 1962   Bilal Agalliu
21 1963   Bilal Agalliu
22 1964   Ruzhdi Muriqi
23 1965   Bilal Agalliu
24 1966   Shefqet Dervishi
25 1967   Sali Hima
26 1968   Sali Hima
27 1969   Dashamir Rama
28 1970   Muharrem Ahmeti
29 1971   Lutfi Zino
30 1972   Muharrem Ahmeti
31 1973   Agron Tafilica
32 1974   Agron Tafilica
33 1975   Agron Tafilica
34 1976   Kastriot Mezini
35 1977   Lutfi Zino
36 1978   Agron Huqi
37 1979   Agim Tafili
38 1980   Agim Tafili
39 1981   Agim Tafili
40 1982   Agim Tafili
41 1983   Albert Çuko
42 1984   Agim Tafili
43 1985   Agim Tafili
44 1986   Ardian Ferraizi
45 1987   Agron Huqi
46 1988   Sytki Tafili
47 1989   Selim Çelmeta
48 1990   Selim Çelmeta
49 1991   Agim Paja
50 1993   Agron Boga
51 1994   Agim Paja
52 1995   Besnik Musai
53 1996   Besnik Musai
54 1997   Besnik Musai
55 1998   Besnik Musai
56 1999   Besnik Musai
57 2000   Besnik Musai
58 2001   Besnik Musai
59 2002   Admir Hasimaj
60 2003   Ermir Avdolli
61 2004   Palion Zarka
62 2005   Palion Zarka
63 2006   Palion Zarka
64 2007   Palion Zarka
65 2008   Jonid Toska
66 2009   Jonid Toska
67 2010   Besmir Banushi
68 2011   Besmir Banushi
69 2012   Besmir Banushi
70 2013   Eugert Zhupa
71 2014   Marko Stanković
72 2015   Marko Stanković
73 2016   Ylber Sefa

StatistikaRedakto

Fitoret sipas shteteveRedakto

Shteti Fitoret
  Shqipëria 71
  Serbia 2

Fitoret sipas çiklistëveRedakto

Nr. Çiklisti Fitoret
1   Bilal Agalliu 11
2   Besnik Musaj 7
3   Agim Tafili 6
4   Fadil Muriqi 4
  Palion Zarka 4
2 çiklistë me 3 fitore
10 çiklistë me 2 fitore
15 çiklistë me 1 fitore

Shiko dheRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ a b "Historiku i Federatës Shqiptare të Çiklizmit". Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2017. Marrë më 19 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto