Rudina Magjistari

Prezantuese televizive

Rudina Magjistari (lindur më 26 gusht 1975) është një prezantuese shqiptare. Magjistari punon si prezantuese në TV Klan në programin të pasdites Rudina.

Rudina Magjistari
Drejtuese emisioni
Lindur nëTiranë
PerfomancëMaratona e Këngës Popullore, Porta e fatit, Taksi e rezervuar, Tkam zemër, Takimi i pasdites, Rudina
GjiniaFemër
ProfesioniPrezantuese, autore programesh, producente, sipërmarrëse

Ajo ka nisur karrierën e saj në televizion që në moshën 15-vjeçare, duke realizuar dhjetëra e dhjetëra programe dhe formate televizive. Dalja e saj e parë ka qenë Programi i Natës së Vitit të Ri përkrah humoristit Koço Devole dhe më pas suksesi e ndoqi edhe në spektaklin rinor, shumë modern për kohën, “Europa ‘91”. Tre herë drejtuese në Festivalet e Këngës ne RTSH, viti 1991, 1992 dhe viti 1996. Shumë programe e bashkëpunime me Televizionin Publik Shqiptar, si kanali televiziv i vetëm i kohës. Kalon në Televizionin privat Klan në vitin 2000, ku prezanton suksesin fenomen të atyre viteve, “Porta e Fatit” çdo të hënë për dy vite rresht. Vazhdon me “Maratona e Këngës Popullore”, gara e muzikës tradicionale shqiptare. Fillimisht vetëm si prezantuese, programi i parë ku ajo shfaqet si autore programi dhe producente është spektakli i përjavshëm “Taksi e rezervuar” në vitin 2004. Për të vazhduar me “Çmimet Kult 2005”, “Çmimet Kult 2006”. Programi i përjavshëm “Tkam zemër” në vitin 2008 ishte tërësisht një frymë e re në televizionet shqiptare, duke sjellë në qendër të vëmendjes njerëzit e zakonshëm dhe historitë e tyre njerëzore. Prej vitesh drejton programin e saj të përditshëm shumë të ndjekur në TV Klan, i cili fillimisht u quajt "Takimi i Pasdites". Pas një viti tërheqje nga ekrani, për arsye se lindjes së vajzës së saj, prej Shtatorit 2016 ajo është rikthyer me programin e saj të përditshëm, i cili filloi të mbajë emrin e saj, “Rudina”. “Rudina” transmetohet çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 17:00, vetëm në ekranin e TV Klan.