Emri: Sabri Mbiemri: Kiçmari Data e lindjes: 14.09.1967 Vend i lindjes: Lladofc (Podujevë) Statusi martesor: I martuar , dy fëmijë

Sabri Kiçmari lindi më 14 shtator të vitit 1967LladocBesianës.

Edukimi

Redakto

Shkollën fillore e mbaroi në Besianë, kurse atë të mesme në Qendrën Mjekësore “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Fakultetin e shkencës politike e kreu në BonGjermanisë, ku dhe magjistroi në filozofi politike në vitin 2001.

Në qershor të vitit 2007 mbrojti me sukses disertacionin në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Bonit (RFGJ).

Veprimtaria

Redakto

Deri ne tetor te vitit 2008 ka punuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin Universitar "Victory". Që nga tetori i vitit 2008 e deri më 14. tetor 2009 ishte i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Austri, kurse që nga 14. tetori 2009 deri në nëntor 2013 ishte Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë. Pas kryerjes së mandatit në Austri z. Kiçmari u akreditua, më 3. dhjetor 2013, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republiës së Kosovës në Australi, kurse më 30. tetor 2014 si Ambasador Jorezident në Zelandën e Re, detyra që është duke i kryer aktualisht.[1]

Ka publikuar një numër artikujsh, punimesh e analizash në revistat “Zëri i Kosovës”, “Politika dhe shoqëria”, “Studime sociale”, “Interesi nacional” dhe në të përjavshmen “Zëri”. Në tetor të vitit 2002 është pranuar anëtar i Shoqatës Gjermane për Filozofi.[2]

Në mars të vitit 2004 u botua libri i tij i parë nga fusha e Filozofisë Politike "Drejtpeshimi" nga shtëpia botuese "Koçi" (Tiranë), kurse në maj të vitit 2009 "Individi dhe shoqëria në Kosovë", botuar në Bon (RFGJ). Në nëntor të vitit 2013 Shtëpia Botuese Logosa botoi librin e tij "Hyrje në diplomaci", ndërsa në prill të vitit 2014 u botua libri i tij në gjuhën gjermane "Republika e Kosovës - krijimi i shtetit dhe struktura sociale (gjerm. Republik Kosova. Staatsgründung und Sozialstruktur)

Punët Profesionale

Redakto

Gazetar, korrespodent i gazetës „Zëri i Kosovës“ nga Republika Federale e Gjermanisë, 1989 – 1999 Analist i mediave në Institutin e Mediave në Bon (Gjermani), shtator 2001 – shtator 2005 Prorektor në Kolegjin Universitar “Victory1" në Prishtinë, 2007 - 2008 Ligjërues i Mirëqenies Sociale dhe Integrimit Evropian në Fakultetin Filozofik (Departamenti i Sociologjisë) në Universitetin e Prishtinës, mars 2006 - tetor 2008 Mësimdhënës i Bazave të Diplomacisë dhe Politikes së Jashtme në Kolegjin Universitar “Victory”, tetor 2006 - tetor 2008 I ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, tetor 2008 - tetor 2009 Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Austri, nga 14 tetori 2009.


Referimet

Redakto
  1. ^ http://www.mfa-ks.net/?page=1,49
  2. ^ "Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra". {{cite web}}: |first1= i mungon |last1= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)