Sabrije Vokshi e njohur më së shumti si Bije Vokshi (Gjakova, 1896 - Prishtinë, 23 prill 1984) ishte një grua e shquar e lëvizjes komuniste para dhe gjatë rezistencës shqiptare.[1]

Biografia

Redakto

U lind në Gjakova, e mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit. Bije Vokshi ishte luftëtare e veprimtare e Komitetit për mbrojtjen kombetare të Kosovës, pastaj ishte komuniste e grupit të Shkodrës. Shtëpia e Bije Vokshit ishte bazë e ilegalitetit ku Bija përgatiste ushqimin, lante rrobat e ushtarëve dhe aty strehohej edhe Enver Hoxha. Më 1942 Bije Vokshi u dërgua në Kosovë për të ndihmuar organizatën e luftës ANÇ të popullit kosovar. Bije Vokshi ishte delegate në Konferencën e Bujanit (1943-44), aty foli në emër të grave antifashiste të Kosovës.

Referime

Redakto
  1. ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 666–667. ISBN 9789995602673.